Ari i afrohet Mozës, Poli: Kam besim! Nuk jam xheloz
Telefonata që emocionoi Aidën
«Big Brother"
ka organizuar
një surprizë
për njërin
nga banorët. Aida ka marrë
një telefonatë nga motra e
saj, Estela. Bjordi ishte personi
që kapi telefonin dhe nga
ana tjetër e telefonit ishte një
person që kërkonte të fliste
me Aidën. Ajo ka njohur zërin
e së motrës dhe ka rendur
për të kapur telefonin. Motra
i ka shprehur dashurinë
dhe përkrahjen e saj, dhe
familjarëve të tjerë. Aida i
thotë: "Më ka marrë shumë
malli!" Motra i ka thënë që
ndihet krenare për të. Për
Aidën kjo ishte maksimumi
që mund të merrte nga "Big
Brother". Banorët të gjithë
kanë përqafuar Aidën, e cila
mes lotëve ka thënë: "Sa jam
kënaqur!"
Aida i kujton Adelës:
Ti ke ndryshuar prej nesh
Aida gjatë gjithë diskutimit ngre zërin
me djemtë se ata herë pas here e
banalizojnë bisedën. Ajo ua vë këtë
gjë në dukje shpesh që të bëjnë një
bisedë më serioze, në nivel shoqëror dhe jo
ta degradojnë atë. Kjo gjë, ndikon që ajo të
kapet me fjalë me banorët. Adela ndërhyn
duke i thënë Aidës që mjaft ndërhyri në debat
duke thënë gjithë kohës të njëjtat gjëra,
sepse u kuptua mesazhi i saj. Aida ia kthen
se në radhë të parë është arritje që Adela në
shoqërinë e tyre dhe në temat për diskutim të
këtij lloji, qëndron dhe nuk largohet si dikur.
Ajo shton se të paktën Adela gjeti një arsye
për të ndërhyrë në bisedë, sepse deri në atë
kohë nuk ka folur fare. Juna i jep të drejtën
Adelës që të thotë mendimin e saj dhe ajo
tregon se është plotësisht dakord me çfarë u
tha për përkufizimin e mentalitetit të hapur
e të mbyllur. Adela mendon se shoqëria në
të cilën rritet dhe jeton një vajzë, ndikon në
formimin e karakterit të saj. Ajo shton se
kur një njeri rritet dhe është në gjendje që
të kuptojë, të logjikojë dhe vlerësojë se çfarë
është më e mira dhe më e drejta për të, vendos
që të ndryshojë ose jo sjelljen e tij e duke
iu përshtatur kështu mentalitetit të hapur.
Bjordi pyet Arjonin dhe
Anjezën për ereksionin
Ndërkohë që pas drekës së të martës, Anjeza
dhe Arjoni po rrinin si rëndom ditët e
fundit të përqafuar me njëri-tjetrin, në skenë
hyri Bjordi, i cili pa u menduar gjatë lëshoi një
pyetje që duket se çiftin e vuri pak në siklet. Ai iu
drejtua atyre duke dashur të mësojë si ata kanë
zgjidhur problemin e ereksionit, gjatë kohës që
janë duke u puthur apo
kur në përgjithësi janë
afër njëri-tjetrit fizikisht.
Arjoni i tregoi se në
momente ereksioni ata
qëndrojnë në distancë
prej disa centimetrash
me njëri-tjetrin. Arjoni
dhe Anjeza vunë buzën
në gaz nga kjo pyetje
pafajësish pikante që
doli nga goja e Bjordit.
Më pas Anjeza e pyeti
Bjordin, se mospërgjigjja e tyre mbi këtë detaj
do t‘i shërbente edhe atij në raportin emocional
dhe fizik që ka me Adelën. Bjordi pa e bërë të
gjatë iu përgjigj me po.
Moza do t‘i prezantojë
motrën e saj, Arjonit
Të shtrirë në krevat Aida, Moza, Arjoni dhe
Anjeza, djali duke u ndjerë si pasha, u kujtua
për ditët e para të qëndrimit në shtëpi kur ai iu
afrua Mozës. Madje djaloshi simpatik vlonjat,
me të qeshur kujtoi faktin apo më mirë të themi
premtimin që dikur Moza i pati bërë atij. Në ditët
e para kur hynë në "Big Brother", Moza duke
dashur ta largojë me kujdes vëmendjen e djalit, i
pati premtuar atij se do t‘i prezantonte motrat e
veta që sipas saj ishin shumë të bukura. Tani që
kanë kaluar shumë javë pas këtij premtimi, Arjoni
me të qeshur ia kujtoi episodin Mozës, duke i
thënë se ai e kishte kuptuar që atëherë se ajo
kishte dashur ta largonte nga vetja.
Juna: Sori, sa
xhan të kam?!
Arjoni si kryefamiljar shpesh u është drejtuar
me fjalë të ashpra banorëve të "Big Brotherit",
që, sipas tij, nuk punojnë mjaftueshëm për ta
mbajtur shtëpinë të pastër. Gjatë njërit prej këtyre
momenteve, kur sërish Arjoni ishte i nxehur për
nivelin e pastërtisë në shtëpi, Qetsori ndërhyri
duke thënë se sipas mendimit të tij, tre banorët
e rinj duhet të punonin
edhe ca më shumë se
banorët e tjerë, sepse iu
duhet që të zëvendësojnë
kohën që nuk kanë qenë
në shtëpi. Sipas djalit
nga Vlora, banorët e rinj
duhet të vihen në kushte
të barabarta me banorët
e parë të shtëpisë dhe
si zgjidhje ai mendon
se aktualisht "të vjetrit"
duhet të pushojnë pak
dhe "të rinjtë" të punojnë pak më shumë. Juna e
trembur se mos kjo ide e Sorit zinte vend, duke
bërë fytyrën e ëmbël u përpoq që t‘i tërheqë
vëmendjen atij. Juna me fjalë të ëmbla, por me
ton kërcënues iu drejtua Sorit me fjalët "sa xhan
të kam unë ty".
Adela, përkrah Adi Krastës tek "E Diell"
Diçka e pabesueshme për
vajzën nga Kavaja
Adela kthehet në shtëpinë
e "Big Brother". Ajo pyet
banorët nëse e kanë parë
apo jo dhe ata i përgjigjen
se jo. Ajo u tregon se shkoi me makinë
deri në një vend, por që ajo
nuk mund të shihte asgjë dhe nuk
mund t‘i fliste askush. Adela tregon
se ai vendi ishte spektakli "E Diell"
dhe Adi Krasta e kishte pritur. Me
emocione thotë se fillimisht nuk
kishte parë asgjë se dritat ishin të
fikura, por më pas u ndezën dhe pa
një publik që u ngrit në këmbë për të
dhe e përshëndetën. Adela tregon se
atje i kishin dhënë një këngë për të
kënduar. "M‘u duk vetja si në ëndërr
dhe mendova më pas që vetëm të
bëja qejf", thotë Adela. Më pas ajo
kishte bërë një prezantim dhe në
fund ishte përshëndetur me të gjithë.
Ajo tregon se Adi i kishte thënë një
shprehje shumë domethënëse: "Kur
të dalësh, nëse familja jote nuk do të
të presë, do të vij unë e do të bëhem
familja jote".
Banorët komentojnë shprehjen
e Krastës, Adi mendon
se shoqëria civile e mbështet
Adelën.
Banorët fillojnë të diskutojnë
për shprehjen që Adi Krasta i kishte
thënë Adelës. Sori thotë se nëse ai
do t‘ia kishte thënë atij, ai do t‘i ishte
kundërpërgjigjur se familja e pret,
çfarëdo që të ketë bërë. Arjoni mendon
se kjo shprehje të lë të kuptosh
se Adela ka bërë diçka të gabuar dhe
se familja e saj mund ta ketë gjykuar
për këtë. Edhe Adi e mendon afërsisht
kështu. Ai shprehet se çfarëdo që
të përmbante ai mesazh, tek Adela
tani do të lërë shumë mbresa dhe
ajo mund të ndryshojë sjelljen. Juna
mendon se ato fjalë ishin thjesht
për t‘i dhënë asaj zemër për të ecur
përpara duke mos pasur asnjë qëllim
tjetër. Adi thotë se jashtë ka dy
vlerësime: i pari i shoqërisë civile të
emancipuar që përfaqësohet nga Adi
Krasta dhe i dyti mentaliteti i vjetër
që përfaqësohet nga familja e Adelës.
Adi mendon se shoqëria civile e ka
pranuar Adelën.
E shqetësuar për prindërit
Adela duket e menduar për prindërit
dhe se si perceptohet sjellja e
saj tek ata dhe të afërmit e saj. Adi
mundohet t‘i japë zemër dhe i thotë
se kavajasit nuk janë njerëz që nuk
e kuptojnë atë dhe se kurrë nuk do
mendojnë keq për të. Adela i thotë
se ka frikë për një pjesë që mund ta
gjykojë dhe se nga kjo, prindërit e saj
mund të shqetësohen. "Dua vetëm
që ata të jenë mirë!" Ajo thotë se për
ta mund të jetë pak e vështirë që ajo
ndodhet në "Big Brother", sepse nuk
janë mësuar me të tilla gjëra. Adela
shprehet se nuk dëshiron t‘i zhgënjejë
ata, sepse i kanë dhënë besimin
në momentin që ajo u fut në lojë.
Nëna e Adelës: Jemi emocionuar
shumë kur pamë vajzën tek "E Diell"
Si ju duk kur patë Adelën përkrah Adi
Krastës te spektakli "E Diell"?
Më pëlqeu shumë. Pata shumë emocione
të bukura. Më erdhi edhe për të qarë. Mora
shumë telefonata nga të gjithë, njerëz të
njohur e të panjohur që më uruan.
Po babai i Adelës çfarë tha?
Burri nuk ishte në shtëpi në ato momente,
por kur erdhi ia tregova. U kënaq shumë.
Edhe burrin e morën në telefon dhe e uruan
shumë njerëz.
Momenti që të preku më tepër?
Më pëlqeu shumë e gjitha, më pëlqeu
edhe kur këndoi, edhe ajo që i tha Adi në
fund.
Por ju do të jeni në studio, apo jo?
Patjetër që do të jemi këtë të shtunë në
studio.
Do ju pëlqente që të hynte në botën e
spektaklit?
Po, do më pëlqente shumë. Ajo e ka pasur
gjithmonë dëshirë, ka dhunti dhe e ka ëndërruar
gjithmonë.
Çfarë spektakli mund të drejtonte?
Gjithçka, nuk e di mirë, por një spektakël.
Ari i afrohet Mozës
Poli: Nuk jam aspak xheloz, kam besim te Moza
Për Polin, afrimi i Arit me
Mozën është thjesht një
lojë e këtij të fundit. Modeli
i njohur edhe si konkurrent
i edicionit të shkuar të "Big Brother",
ka rrëfyer për suplementin se nuk
është aspak xheloz nga afrimi që
ditët e fundit Ari ka bërë ndaj Mozës.
Është normale që një mashkull të
jetë i tërhequr pas një femre të bukur
siç është Moza, ka rrëfyer Poli, i
cili edhe vetë që momentin e parë që
ka njohur Mozën është goditur nga
pamja tërheqëse e saj, por ai tashmë
ka fatin që ta ketë në krah dhe te kjo
vajzë ka parë se përveç bukurisë ajo
ka edhe një shpirt të mirë.
Ari kërkon të transmetojë idenë
se e ka situatën në dorë, por do të
mbetet i zhgënjyer. Ari momentalisht
thjesht po bëhet i bezdisshëm
duke iu afruar Mozës ose më mirë
duke iu ngjitur nga pas asaj, ndërkohë
që vajza kërkon ta largojë me
çdo kusht. Poli më pas shton se ai
vetë ka qenë pjesëmarrës në një
"reality show" dhe e kupton këtë
lojë, për sa i përket kësaj historie
të sajuar, ai është i sigurt së Ari do
të dalë i zhgënjyer dhe duarbosh.
Ari merr frymë nga Moza
Mimoza qëndron në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin.
Afër saj shkon Ari, i cili e mbush me
komplimente për bukurinë e saj. Ari ishte ai që e zgjoi
Mozën nga gjumi, duke e puthur e përkëdhelur. Ai i
thotë se e pëlqen shumë kur ajo ngrihet nga gjumi,
me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Edhe Sori i thotë
se e ka këshilluar Mozën që të mos përdorë më tualet
në mëngjes, sepse ajo është e bukur vetë, madje ai
e krahason atë me një kukull. Ari vazhdon ta puthë e
përkëdhelë atë. Moza i thotë që të largohet, por ai ia
kthen se duhet ta puthë që të zgjohet e të marrë pak
oksigjen prej saj.
Ari konfuz: Moza, jo edhe aq e bukur
Bashkë me Sorin, darkën e së enjtes Ari fi lloi të bëjë krahasimin e vajzave më
të bukura të shtëpisë. Ndryshe nga fjalët e ëmbla që ai derdh pa kursim për
Mozën, në sy të Adelës ai pohoi se ishte vajza nga Kavaja që i dukej më e nxehtë.
Ai dhe Sori komentuan se bukuria e Mozës qëndron në faktin se është e re në
moshë dhe në këtë kohë të gjitha vajzat janë të gjitha të bukura. Në këto momente
Ari u shty më thellë duke thënë në mungesë të Mozës se ajo kishte defekte si
në pjesën e qafës dhe më tej. Por në çastin kur Moza u rikthye në dhomën ku po
bisedonin Sori, Ari dhe Adela, duket se djali nga Tirana u step dhe nuk dinte çfarë
të thoshte kur vajza kosovare pyeti se për çfarë po fl isnin. Sori e sqaroi atë, duke
mos ia sqaruar saktësisht se ishte pikërisht Ari ai që kishte numëruar defektet e
saj. Moza pa e çarë kokën u pa në pasqyrë dhe i përsëriti vetes edhe të tjerëve se
ishte e mrekullueshme.
Ari fajtor. "Big Brother" ndëshkon të gjithë banorët
Ari ka fikur mikrofonat dhe
ka komunikuar me banorët
në mungesë të plotë
të audios, duke bërë të
pamundur të dëgjohen se çfarë po
thonë."Big Brother", duke parë që
Ari ka përsëritur këtë veprim i cili
bie ndesh me rregulloren, vendos t‘u
japë të gjithë banorëve një dënim.
Ky vendim ka ardhur për të gjithë,
për arsye se banorët jetojnë në grup
dhe zgjedhjet e njërit i pësojnë dhe i
gëzojnë në grup. Dënimi konsiston
në lidhjen me litarë me njëri-tjetrin
në grupe prej katër dhe tre vetash.
Pjesëtarët e lojës së "Big Brother"
kanë qenë të detyruar që të spostohen
në grupe, për të koordinuar
gjithçka dhe nuk lejohen absolutisht
që të zgjidhen nga litarët, qoftë
edhe për të përdorur tualetin, apo
për t‘u shtrirë. Banorët u ndanë
në grupe të përcaktuara nga "Big
Brother". Grupi i parë përbëhej
nga Ari, Adelajda, Aida dhe Qetsori.
Grupi i dytë ishin Adi, Anjeza,
Bjordi dhe Mimoza. Në grupin e
tretë ishin Eltoni, Juna, Arjoni. Në
momentin që banorët janë vënë në
dijeni të dënimit, ata i kanë thënë
Arit: "Ta kemi borxh!" Gjithsesi, ata
e morën me shumë sportivitet këtë
dënim, duke u shprehur që do jetë
argëtuese për ta. Arjoni bën batuta
me Anjezën duke i thënë: "Imagjino
kur të gatuaj unë dhe Sori, do jemi
10 veta në kuzhinë!" Ari u thotë
banorëve: "Në këtë mënyrë rritet
ndjenja e komunitetit!" Të gjithë
banorët bëjnë batuta me Arin. Bjordi
i thotë: "Po t‘i nuk ndihesh as fajtor!"
Ky dënim ka krijuar shumë situata
komike me banorët. Pas disa orësh
"Big Brother" e konsideroi dënimin
të kryer, duke vendosur që ato të
lirohen nga litarët. Sapo janë lëruar
banorët kanë kryer menjëherë ato
veprime që u kanë munguar më
shumë, kështu Arjoni ka shkuar për
të puthur Anjezën, ndërsa Bjordi e ka
marrë Adelajdën në krahë. Banorët
e tjerë kanë vazhduar të kërcejnë.
Arjoni ka marrë litarët që banorët
ishin të lidhur dhe ka kërcyer. Edhe
banorët e tjerë janë bashkuar me të
duke kërcyer me litar. Adela i tregon
Bjordit momente nga dënimi. Ajo i
thotë që Qetsori në momentin që ajo
donte të flinte, kërkonte kos vetëm
për ta çuar atë nga gjumi.
Dritani për "Big Brother 2"
AIDA
Gjërat pozitive- Karakteri i fortë
Gjërat negative- Përpiqet të manipulojë të tjerët
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Ji më e drejtpërdrejtë"
MOZA
Gjërat pozitive- Bukuria fi zike
Gjërat negative- Sipërfaqësore
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Je shumë e lehtë"
ADELAJDA
Gjërat pozitive- Mbron me forcë atë që është
Gjërat negative- Transmetuese e mirë e fjalëve
Çfarë do ti‘ thoshe po ta kishe përballë- "Mos u fshih, ji Adela e
javëve të para"
BIKA
Gjërat pozitive- Vajzë punëtore dhe e çiltër
Gjërat negative- Ndonjëherë reagon ashpër
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Je njëshi i shtëpisë"
MESIDA
Gjërat pozitive- Mentaliteti i hapur
Gjërat negative- Mentaliteti i hapur
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Më vjen mirë që të njoha"
ERJOLA
Gjërat pozitive- Vajzë energjike
Gjërat negative- Kalonte shumë kohë me cigaret
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Më vjen keq që ike aq
shpejt nga shtëpia"
LIRITA
Gjërat pozitive- Humori i këndshëm
Gjërat negative- S‘më kujtohet ndonjë tipar i tillë
Çfarë do ti‘ thoshe po ta kishe përballë- "Mirëdita...... vetëm?"
JUNA
Gjërat pozitive- Bashkëbisedon pa komplekse
Gjërat negative- Qesh kot pa lidhje
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Mos e shaj grupin ku bën
pjesë, se kështu shan veten tënde"
ADI
Gjërat pozitive- Humorist i mirë
Gjërat negative- Nuk e thotë fjalën e vet, është dakord
me mendimet e të tjerëve"
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Respekte për kurajën"
QETSORI
Gjërat pozitive- Flet hapur pa doreza
Gjërat negative- Kokrra e mashtruesit
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Mos u tremb nga të rinjtë"
ARJONI
Gjërat pozitive- Djalë punëtor dhe me edukatë
Gjërat negative- Nuk mendon me kokën e vet
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Interi e ka siguruar titullin"
BJORDI
Gjërat pozitive- Djalë i këndshëm, i mprehtë
Gjërat negative- Nuk e mbron veten siç duhet
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Mos fl i kaq shumë"
ANI
Gjërat pozitive- Serioziteti
Gjërat negative- Nuk fl iste fare
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Ku je o burrë i dheut"
AGONI
Gjërat pozitive- Tip i veçantë, nuk bezdiste njeri
Gjërat negative- I fi ksuar me Che Guevarën
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "O zotëri, po të lutem o
zotëri"
PAVLINI
Gjërat pozitive- Djalë me formim, i papërtuar
Gjërat negative- Zgjatej shumë në të folur
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Amico vuoi problemi?"
TONI
Gjërat pozitive- Në një javë nuk i gjeta ndonjë gjë
pozitive
Gjërat negative- I shtirur
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "S‘ia vlen të merrem me të"
ARJANI
Gjërat pozitive- I thotë gjërat si i mendon
Gjërat negative- Flet shumë
Çfarë do t‘i thoshe po ta kishe përballë- "Do t‘i thosha vetëm
përshëndetje, se pastaj do të fl iste vetëm ai"
Cili ishte reagimi i së fejuarës tënde dhe
komentet e saj për daljen tënde nga loja?
Nuk e priste të dilja, beson se meritoja të
vazhdoja të isha brenda shtëpisë së BB.
Po komenti i babait tënd mbi sjelljen
brenda shtëpisë së BB, cili ishte?
Më përgëzoi për qëndrimin që kam
mbajtur.
Ku ke gabuar?
Nuk besoj se kam gabuar, i kam thënë dhe i
kam bërë gjërat siç e kam ndier. Nuk më duket
se ky është gabim.
Kush ishte aleati yt atje brenda dhe pse ?
Atje brenda nuk ka aleatë, je vetëm dhe
kaq. Shoqëria e krijuar atje, nuk e meriton
këtë emër.
Cili ka qenë momenti më i vështirë
brenda shtëpisë ?
Largimi i Bikës më lëndoi shumë, nuk e
meritonte një vajzë si ajo.
Banori më simpatik dhe më antipatik
sipas teje?
Banori më simpatik për mua, Bika. Më
antipatiku më rezulton Eltoni.
Adela dhe Bjordi, Anjeza dhe Arjoni. Cili
është çifti më i vërtetë?
Adela dhe Bjordi sigurisht. Ata nuk janë
puthur për lojë, sepse e realizuan atë gjë në
një vend ku menduan se nuk kishte kamera.
Anjeza dhe Arjoni më duket se po shfrytëzojnë
njëri-tjetrin për të zgjatur qëndrimin në lojë.
Toni të ka etiketuar si "arrë të kalbur"
pse?
Eltoni kishte një javë atje brenda dhe
trembej të më dilte hapur. Kjo është shtirje, por
nuk ma ndien fare se ç‘thotë ai. Nuk e vlerësoj
shumë si person dhe mendimi që ka për mua,
nuk ka ndonjë vlerë tek unë.
A je penduar për sjelljen paksa agresive
ndaj banorëve të rinj, po të riktheheshe në
kohë a do të silleshe njëlloj?
Nuk jam penduar aspak. U qëndrova ftohtë,
sepse doja të sillesha ashtu. Po të kthehesha
edhe një herë brenda do të bëja të njëjtën gjë.
Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë atje
brenda, po ta nisja edhe një herë nga fillimi atë
aventurë, do të bëja të njëjtat gjëra.
Dritan, a je vetë kaq i prerë, apo mendon
se te ty kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë
që bëjnë që t‘i fshehësh apo t‘i kontrollosh
emocionet e tua?
Sigurisht që përpiqem t‘i kontrolloj emocionet
e mia, të gjithë e bëjnë këtë. Aq më
tepër kur je pjesë e një loje si ajo dhe autokontrolli
është një faktor i rëndësishëm. Sa
më shumë emocione të shprehesh, aq më
i prekshëm dhe i cenueshëm je në sytë e të
tjerëve.
Të ndjell më shumë, karriera, paraja ,
apo seksi?
Nga këto të tria sigurisht që më ndjell paraja.
Kush thotë të kundërtën gënjen.
Do pozoje nudo për 100 mijë euro ?
Do pozoja sigurisht, por çdo gjë ka kufij.
Kush mendon se do ta fitojë këtë edicion
të "Big Brother" dhe pse?
Mendoj se do ta fitojë Qetsori. Ka luajtur
hapur, ka luajtur gjatë gjithë kohës dhe është
kundërshtar i denjë për këdo atje brenda.