E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel fton Berishën, më 8 tetor, në vizitë zyrtare në Berlin

Kancelarja gjermane, Anxhe
la Merkel, ftoi zyrtarisht
Kryeministrin shqiptar, Sali
Berisha, që të vizitojë Berlinin më 8
tetor. Ambasada gjermane në Tiranë,
theksoi se kreu i qeverisë shqiptare
do të pritet me një ceremoni
të posaçme protokollare. Në deklaratën
e zëdhënëses së ambasadës,
Irene Eidemuller, theksohet se
"Kancelarja federale gjermane, Angela
Merkel, do të presë më 8 tetor,
në Berlin, Kryeministrin shqiptar,
Berisha, në një ceremoni me nderime
ushtarake në kancelarinë federale.
Më pas do të zhvillohet një
takim, ku në qendër do të jenë kryesisht
tema dypalëshe dhe rajonale".
Berisha ftohet në kryeqytetin gjerman,
pas dy vendimeve të rëndësishme
që mori qeveria dhe Parlamenti
gjerman, në lidhje me ratifikimin
e protokollit të anëtarësimit
të Shqipërisë në NATO, si dhe ratifikimit
të Marrëveshjes sa Stabilizim-
Asociimit. Pas një takimi "kokë
më kokë", mes Merkelit dhe Berishës,
do të zhvillohet një takim i
zgjeruar mes dy delegacioneve. Në
këtë takim, në qendër do të jenë
kryesisht tema dypalëshe dhe rajonale.
Veç kësaj do të diskutohet dhe
mbi anëtarësimin e pritshëm të
Shqipërisë në NATO dhe bashkëpunimin
e mëtejshëm me Bashkimin
Evropian. Përveçse nga Kancelarja
Merkel, Berisha do të zhvillojë
edhe një takim të veçantë me
zv.kancelarin dhe ministrin e Jashtëm
të Gjermanisë, Frank-Valter Shtainmaier.
Në këtë takim do të bisedohet
edhe për konferencën e
rëndësishme gjermano-shqiptare
për zhvillimin e biznesit, e cila do të
mbahet në Tiranë, nga data 20 deri
më 22 tetor. Berlini ka intensifikuar
marrëdhëniet me Tiranën, pas një
operacioni të rëndësishëm financiar,
ku kompania e fuqishme
"Deutsche Telecom", ka blerë operatorin
telefonik grek OTE, e cila është
dhe pronari i kompanisë së telefonisë
celulare në Shqipëri, AMC.
Realisht, Gjermania, përveç Greqisë
dhe Shqipërisë, zotëron një pjesë të
mirë të tregut të telefonisë celulare
në Maqedoni, Mal të Zi, si dhe synon
të futet edhe në Serbi. Gjatë ditës
së djeshme, në zyrën e Merkelit, ka
qenë një tjetër lider i Ballkanit, përkatësisht
Presidenti i Serbisë, Boris
Tadiç. Gjermania synon të bëhet një
lider rajonal në tregun e telekomunikacioneve
dhe synon të futet fuqishëm
me investimet e saj. Siç
mësohet nga ambasada gjermane
në Tiranë, në vijim të bisedave zyrtare,
Kryeministri Berisha do të zhvillojë
takime me përfaqësues të biznesit
gjerman në Berlin dhe Essen.
Vizita gjithashtu do t‘i kushtohet
dhe 20-vjetorit të bashkëpunimit
për zhvillim gjermano-shqiptar.
Asaj do t‘i paraprijnë bisedimet qeveritare
gjermano-shqiptare mbi
vazhdimin e bashkëpunimit për
zhvillim, të cilat do të mbahen në
Tiranë.
Kosova
Kancelarja gjermane, Angela
Merkel, ka deklaruar dje se nuk do
të ketë ndarje etnike të Kosovës.
Pas takimit të saj në Berlin, me
Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç,
Kancelarja Anxhela Merkel është
shprehur kundër çdo tentative për
ndarje të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ndërkaq, edhe Presidenti
Serb Tadiç ka hedhur poshtë lajmin
se ai ka kërkuar ndarjen e Kosovës.
Sipas tij, deklarata e bërë është
keqkuptuar. Megjithatë, ai është
shprehur se Beogradi nuk do ta
njohë pavarësinë e Kosovës dhe po
përpiqet që çështjen e Kosovës ta
kalojë nga sfera politike në atë ligjore,
duke dërguar atë në Gjykatën
Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›