E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja 10 futbollistët më të shtrenjtë në treg

TIRANE-Ylli argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, është lojtari më i shtrenjtë, bazuar në të dhënat e faqes së specializuar për transferime "Transfermarkt.de". Messi, sipas kësaj faqeje, peshon 80 milionë euro, ndërsa menjëherë pas tij vjen portugezi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ronaldo ndonëse verën e kaluar në Real Madrid kaloi për shumë rekorde prej 94 milionë eurosh, ai sipas "transfermarkt.de" vlen "vetëm" 75 milionë euro.
I treti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë është mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez (60 milionë). Sa ai ka vlerën edhe spanjolli i tjetër i Barcelonës, Andres Iniesta, dhe mesfushori brazilian i Realit, Leite Ricardo Kaka.
Në të vërtetë, Përfaqësuesja e Spanjës kryeson në listën e më të shtrenjtave. Nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë katër janë spanjollë. Po ashtu edhe Primera Divisioni i Spanjës prin dukshëm në renditje. Elita e futbollit spanjoll ka pesë lojtarët më të shtrenjtë në botë.
Barcelona është skuadra më e shtrenjtë në botë me vlerë prej 514 milionë eurosh.

Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë:

1. Lionel Messi (Barcelona) 80 mil. euro
2. Cristiano Ronaldo (R. Madrid) 75 milionë
3. Xavi Hernandez (Barcelona) 60 milionë
4-. Andres Iniesta (Barcelona) 60 milionë
5-. Kaka (R. Madrid) 60 milionë
6. Cesc Fabregas (Arsenal) 53 milionë
7-. ëayne Rooney (Man. Utd) 53 milionë
8. Fernando Torres (Liverpool) 50 milionë
9-. Steven Gerrard (Liverpool) 50 milionë
10-. Franck Ribery (Bayern M.) 50 milionë

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›