E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Parlament pr/Ligji mbi token e djerre

TIRANE- Ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrjen dhe dhënien me qera nga shteti të tokave bujqësore që pronarë i lenë pa punuar.

Projekti është në duart e deputetëve shqiptarë dhe shumë shpejt ai do të paraqitet në seancë plenare për t'u diskutuar dhe miratuar.

Projekti ngjalli shumë debate me maxhorancës dhe opozitës. Ideatorë të këtij projektligji, deputetë të maxhorancës thonë se projekti synon vënien në qarkullim ekonomik të rreth 50 mijë ha tokë bujqësore të lëna djerrë nga pronarët e tyre, shumica në emigracion, por pa ndryshuar pronësinë.

Por nga ana e saj, opozita e cilëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për afro 460 mijë familje fshatare. Ajo thotë se projektligji shkel Kushtetutën dhe kthen kohën e kolektivizimit komunist.

Disa specialistë mendojnë se zgjidhja e këtij ngërçi mund të arrihet duke aplikuar më rigorozisht politikat e tatimeve dhe taksave.

“Debati pritet të jetë i zjarrtë pasi palët duket se e shikojnë këtë çështje edhe në kontekstin e fushatës për zgjedhjet lokale të cilat do të duhet të mbahen pas afro një viti.”- shkruan Bbc .

Shumica e zgjedhësve shqiptarë gjenden në fshat, ndaj dhe ata do të jenë një objektiv konkret i të gjitha forcave politike për të marrë sa më shumë mbështetje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›