Ja 24 ndërmarrjet që ka piketuar për të blerë klani i ministrit Dritan Prifti
Ministrit Dritan Prifti, po i kujtojmë tre pozicione politike, që ka mbajtur në raport me ish-ndërmarrjet ekonomike, të cilat u asfiksuan për shkak të futjes së ekonomisë së tregut dhe mos financimit të tyre prej buxhetit të shtetit.
1. Tre vite më parë, opozitari i Qeverisë Berisha 1, një nga kapot biznesmen të LSI (me KESH), sot ministër Ekonomie i kësaj qeverie bandite (siç e ka quajtur ai deri në 28 qershor 2009), deklaronte publikisht, se klika e Berishës ka shkatërruar ekonominë kombëtare shqiptare, duke e kthyer në gërmadhë.
2. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2009, ministri aktual Dritan Prifti, ka deklaruar po publikisht, se nëse LSI, nën udhëheqjen e reformatorit Ilir Meta, kur të fitojë 35 deputetë dhe të zhdukë nga skena politike shqiptare klanin hajdut e kriminal të Sali Berishës, do të rikthejë punën në këto qendra prodhimi.
3. Vetëm 20 ditë më parë, po ky Dritan (shejtan) Prifti, deklaroi publikisht në emër të qeverisë hajdute e shkatërrimtare të Berishës (siç e ka cilësuar), se ish-ndërmarrjet prodhuese shqiptare janë kthyer në gërmadha 475 ndërmarrje të mëdha, 1765 ndërmarrje të mesme dhe 2356 ndërmarrje të vogla, ku përfshiheshin edhe njësi shërbimesh e prodhimi të cilat do të privatizohen.
Që ish ndërmarrjet e ekonomisë socialiste duhet të tjetërsohen në produkte prodhuese shërbimi, kjo nuk diskutohet, sepse ato nuk mund të mbeten parcela pa zot e me rrezikshmëri ndotjeje për jetën e banorëve të zonave ku gjenden. Këto ndërmarrje, sipas ish-opozitarit të djeshëm Dritan Prifti, do të riktheheshin në efiçensë për të punësuar 220 mijë punonjës, ndërsa sipas pushtetarit të sotëm Dritan Prifti, këto ndërmarrje duhet të dalin në shitje, ku prioritet sipas tij, nuk do të kenë as ish- punonjësit, as pronarët e trojeve, por vetëm ata që i kanë zaptuar këto ndërmarrje dhe që sipas ministrit Prifti, kanë bërë investime të cilat kalojnë masën mbi 70% të vlerës së këtyre ndërmarrjeve. Më qartë, mesazhi i ministrit Prifti bekon këtë skemë privatizimi: Ndërmarrjet do ti blejnë ata që ka projektuar qeveria e jo ligji! Shtrohen disa pyetje: Përse ministri Dritan Prifti, deklaron privatizimin e ndërmarrjeve gërmadha dhe nuk publikon listën e tyre? Cilat janë lidhjet e tij me klanet që synojnë (para) blerjen e ish-ndërmarrjeve me sipërfaqe të mëdha? Çfarë parashikon ministri Prifti, me deklaratën publike: Edhe pa u shpallur privatizimi, më kanë ardhur në zyrë shumë individë, të cilët më kanë kërkuar blerjen e këtyre ndërmarrjeve?. Përpara se ministri i qeverisë Berisha (anti-berishiani i tërbuar Prifti), të bëhet trim dhe të përgënjeshtrojë informacionin e gazetës SOT në lidhje me këtë privatizim mafioz që ai ka organizuar së bashku me shefin e tij, Metën e thesarit të gomorëve të Kërrabës dhe tutorin politiko-financiar Sali Berisha, ne po publikojmë realitetin e këtyre ish-ndërmarrjeve gërmadha, të cilat, sipas skemës së konfirmuar haxhiqamilçe që ka parapërgatitur ministri Prifti, nuk do të përfundojnë në duart e blerësve të lirë, por në kthetrat e mafies së re e të përbashkët ekonomike-politike të Shpk PD-LSI.
Ndërmarrjet janë kthyer në lagje banime
Pas zhdukjes së këtyre ndërmarrjeve të mëdha e të mesme, ekonomia shqiptare pësoi një traumë e cila përveç anës social-ekonomike ndikuese mbi shqiptarët, krijoji edhe një problem tjetër, po kaq shqetësues: Krijoji hapësira të plota e të lira strehimi pirate e të pakontrolluar për shumë familje, të cilat ishin të pastreha e që për të siguruar një copë çati, pushtuan mjediset e uzinave, të fabrikave, duke i kthyer në shtëpi banimi. Në shkallë vendi, kjo epidemi është akoma prezente dhe shqetësuese. Të gjitha familjet që nuk mundën të përfitojnë dot nga privatizimi i banesave, të gjendura në mes të rrugës si të pastreha, u detyruan të përshtatin zgjidhje provizore. Një nga mundësitë që ato shfrytëzuan ishin mjediset e ndërmarrjeve ekonomike të mbyllura e të asfiksuara nga forma e re e prodhimit e të mbyllura nga shteti për mungesë financimi. Shumica e tyre u pushtuan nga familje të pastreha. Në të gjithë vendin, ka patur pushtime të tilla dhe kjo krijoi një dukuri masive. Deri në vitin 2008, sipas evidentimeve, vetëm në Tiranë, kishte 5 mijë e 670 familje të strehuara në ish ndërmarrjet ekonomike, uzina, fabrika e qendra prodhimi. Zaptimi i ndërmarrjeve të shkatërruara është bërë me forcë, nën indiferencën e plotë të shtetit. Ato kanë një vendosje spontane, duke adoptuar për shtëpi banimi mjediset e tyre. Bashkitë e qyteteve, kanë vazhduar të legalizojnë këto pushtime, duke u dhënë këtyre familje nga një copë letër "legalizimi" që këtu e 15 vjet përpara. Këto ndërmarrje janë kthyer në qendra banimi, ose më saktë në lagje të qyteteve përkatëse. Mund të përmenden këtu 2 mijë familjet e strehuara në ish-Kombinatin Tekstil të Tiranës, në Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, në Fabrikën e Plastmasit në Lushnjë, në Minierën e Qymyrgurit në Memaliaj, në Fabrikën e Letrës në Lezhë, në Uzinën e Sodë-PVC në Vlorë, në Ndërmarrjen Kimike Durrës, në zonën e puseve në Kuçovë, Patos, Marinëz, Ballsh, në Uzinën Metalike Gjirokastër etj. Këto familje kanë bërë investime private e pirate dhe kanë kthyer mjediset industriale e të shërbimit në shtëpi banimi, madje dhe në kafene, parukeri e qendra lojërash.
Ja 24 ndërmarrjet që ka piketuar për të blerë grupi i ministrit Dritan Prifti
Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, me skemën e privatizimit të ish-ndërmarrjeve gërmadha, siç i deklaroi, nuk ka projekt rikthimin e tyre në efiçensë për ringritjen e prodhimit, të ekonomisë kombëtare dhe zgjidhjen ne problemeve të punësimit të shqiptarëve, por nisjen e një biznesi fitimprurës në fushën e ndërtimit në disa qytete e kryesisht në zonën ku ai u shpall deputetë me mbrojtjen e votave prej kriminelëve dhe hajdutëve të PD. Sipas kësaj skeme që ai ka ndërtuar së bashku me klanin e tij mafioz, ministri Prifti, synon të privatizojë disa nga këto ish-ndërmarrje për pesë lekë, për të ngritur mbi trojet e tyre pallate banimi, qendra biznesi, karburante, qendra prodhuese, shoopinge etj). Sipas një burimi brenda grupit Prifti, ministri integrues ka piketuar dhe punon për të bërë letrat për blerjen e 24 ish-ndërmarrjeve të mëdha në rrethet Tiranë, Lushnjë, Fier, Berat. Në këtë listë të zezë të zhvatjes së ndërmarrjeve, për tu blerë prej ministrit Prifti dhe klanit të tij të mafies ekonomike me çmim sa leckat e gabit, nuk përfshihen qendrat e nxjerrjes dhe përpunimit të burimeve nëntokësore, si të naftës, kromit, ferro-kromit, bakrit, piritit dhe qymyreve, të cilat siç dihet vazhdojnë të shfrytëzohen e të kontrollohen prej këshilltarëve dhe sekretarëve të përzgjedhur e të penalizuar të ministrit Dritan Prifti.
Në Tiranë
1. Ish-Kombinati Tekstileve
2. Ish-Kombinati Drurit Misto Mame
3. Ish-Kombinati Autotraktorëve
4. Ish-shtypshkronja e Re
5. Ish-Ndërmarrja e Veshjeve Ushtarake
6. Ish-Ofiçina e Rendit Publik
7. Ish-Uzina e Tankeve
Në Lushnjë
1. Ish-Uzina e Plastmasit
2. Ish-Parku i Transportit të Mallrave
3. Ish-Fabrika e miellit
4. Ish-Ndërmarrja e Gjelbërimit (fidanishtja)
Në Fier
1. Ish-Azotiku
2. Ish-Ndërmarrja e Ndërtimit
3. Ish-Parku u Mallrave
4. Ish-Ndërmarrja e Bonifikimit
5. Ndërmarrja e montimit në Patos (qendër)
6. Uzina Mekanike e Naftës Patos (qendër)
Në Berat
1. Ish-Kombinati Tekstil
2. Ish-Uzina e baterive
3. Ish-Ndërmarrja e ndërtimit
4. Ish-Fidanishtja
5. Ish-Ndërmarrja Ushqimore
6. Ish-Ndërmarrja e shërbimeve në Aviacionin e Kuçovës
7. Uzina Mekanike Kuçovë (qendër)
Ja sa familje jetojnë në ish-ndërmarrjet ekonomike
Tiran렠 16678
Durrës 8150
Berat 2035
Fi