E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e mjekëve në Bulqizë, kryebashkiaku kardiolog nuk harron profesionin

Në Bulqizë nuk ka mjek pediatër në spital, dhe për këtë arsye kryetari i bashkisë së këtij qyteti para se të shkojë në bashki, në mëngjes ushtron profesionin e mjekut kardiolog në spital dhe bën disa vizita. Më pas qytetarët që duhet të kryejnë vizita duhet të

presin sërish ditën e nesërme kryetarin e bashkisë i cili në këtë rast kryen dy punë. Mungesën e një reparti të sëmundjeve profesionale e vuajnë më së shumti minatorët e vjetër dhe të rinj. Ata e kanë lidhur jetën e me galeritë e kromit duke vuajtur edhe pasojat fizike. Bulqiza është qyteti me numrin më të madh të minatorëve  që gjithsej arrin në 1500 persona të cilët në të shumtën e rasteve kanë nevojë për trajtim mjekësor. Në spitalin e qytetit, urgjenca është e pajisur me mjetet dhe medikamentet për të pritur rastet e aksidenteve në punë por siç thonë drejtuesit e këtij spitali ka mungesë në specialistë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›