Prefekti "hedh" poshtë Këshillin Bashkiak të Vlorës
në fuqi sepse gjykata e apelit në Vlorë nuk ka dhënë një vendim përfundimtar. Ndërkohë që është në fuqi koha e përshtatshme për rekurs të këtij vendimi nga ana e prefekturës që ka qenë njëra palë e konfliktit të deritanishëm. Prefekti i qarkut është shprehur se një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak se nuk mund të bëhet palë në shkeljen e ligjit dhe me fuqinë që i pikërisht ligji nuk do të shprehet në favor të miratimit të 6 vendimeve të këtij këshilli. Halili është shprehur se këshilltarët nuk kanë pse nxitohen kaq shpejt në marrjen e vendimeve të njëanshme përderisa projektvendimi më kryesor, ai i dhënies së 75 familjeve në nevojë të kredisë së butë dhënë nga qeveria shqiptare nuk mund të jepet pa praninë e këshilltarëve nga të dy palëve.