Ja arsyet pse duhet manifestuar
03/03/2011 Deputetet socialiste takime derë më derë për protestën e 8 marsit
“Plot 32 jetë njerëzish rëndojnë mbi Sali Berishën, si cili si shpëton dot drejtësisë”
Nën sloganin “gratë sot më shumë se kurrë”, deputetet e Partisë Socialiste kanë nisur takimet derë më derë, duke u bërë thirrje të gjitha grave shqiptare që të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë “Berisha”. Kështu, përveç deklaratave nga selia rozë, ligjvënëset socialiste kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta me gratë në zona të ndryshme, ku u parashtrojnë atyre arsyet se pse duhet protestuar kundër kryeministrit Berisha dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Në Durrës deputetet Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj komunikuan me gratë durrsake mbi një çështje të tillë. Ndërkohë deputetja Shega Ligori gjatë një deklarate për shtyp akuzoi se “plot 32 jetë njerëzish rëndojnë mbi Sali Berishën, i cili, sado të përpiqet, nuk do të mund ti shpëtojë dot drejtësisë”. Sipas saj, Berisha është përgjegjës jo vetëm për 4 vrasjet e 21 janarit, por edhe për 26 shqiptarët që humbën jetën në Gërdec nga korrupsioni e kusaria e tij, edhe për kryekomunarin e Kuksit Remzi Veseli, edhe për vrasjen politike të deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. “Teksa plagët e vrasjes së katër shqiptarëve të pafajshëm nga pushkët e Gardës Republikane janë ende të hapura, hetimet që synojnë zbardhjen e 21 janarit dhe ndëshkimin e përgjegjësve për këtë krim shtetëror rrezikojnë të kenë të njëjtin fat me gjyqin e Gërdecit”, - vuri në dukje Ligori. Njëkohësisht, po në këtë linjë, deputetja socialiste shtoi se “ditë pas dite Sali Berisha ka hedhur dhe vazhdon të hedhë një lumë akuzash e kërcënimesh mbi Prokurorinë e Përgjithshme, duke synuar intimidimin dhe vënien e organeve të drejtësisë nën presion vetëm e vetëm për të dështuar një tjetër proces, ku sërish përgjegjës për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm janë Saliu vetë dhe Luli i tij besnik.
Klodiana Spahiu
“Më 8 mars të gjithë ne gratë do të protestojmë për të drejtat tona në orën 11:00 në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Jeni të ftuara të protestoni për gjithçka ndaj këtij regjimi totalitar. Jeni të ftuara të protestoni për gjithçka që na ka mbytur, për këtë korrupsion, për këtë këtë rritje çmimesh, për të gjitha këto padrejtësi që u bëhen grave.”
Ermonela Felaj
“Është shumë e rëndësishme që më datën 8 mars të gjitha gratë e Shqipërisë më shumë se kurrë. Të protestojmë ndaj një qeverie që i injoron njerëzit në Shqipëri, i konsideron njerëzit sikur nuk kuptojnë, sikur nuk dëgjojnë, sikur nuk shohin. Besoj se ju do të jeni atje bashkë me ne, në orën 11:00, në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”.