KQZ zëvendëson komisionerët e PS dhe PBDNJ
03/03/2011 Ristani: Lista e 66 komisionerëve që do të përzgjidhen do të jetë apolitike
“Thirrjes për zëvendësim i janë përgjigjur 127 kandidatë të pavarur”
Të 66 komisionerët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve që u përkisnin partive opozitare parlamentare tashmë do të përzgjidhen nga shoqëria civile, avokatë apo mësues. Në mbledhjen e djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi emërtimin e komisionerëve të 66 KZAZ-ve që duhej të propozoheshin nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por që nuk u plotësuan nga këto të fundit brenda afatit ligjor. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në 66 KZAZ-të u miratua vetëm me votat e përfaqësuesve të mazhorancës, me 4 vota “pro”, pasi tre anëtarët e opozitës në KQZ sërish nuk ishin të pranishëm në mbledhjen. “Kemi vetëm pesë ditë kohë, ndaj duhet të ngrihen të 66 KZAZ-të dhe të paktën të kemi një fillim të trajnimit. Do të emërojmë pranë të gjitha KZAZ-ve me numër tek, nga 1-shi te 66-ta. Këta persona do të jenë sekretarë të KZAZ-ve. Një veçanti e kësaj përzgjedhjeje është se në këta emra do të ketë dhe juristë”, - u shpreh Arben Ristani.
Ndër të tjera, gjatë mbledhjes anëtarët e pranishëm vendosën që “komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve do të fillojnë nga puna që të martën e ardhshme, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës në këto komisione”. Gjithashtu kreu i KQZ-së Arben Ristani sa i përket thirrjes së KQZ-së për të marrë pjesë njerëz nga shoqëria civile dhe të pavarur politikisht për të dhënë kontributin e tyre në procesin e organizimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, bëri me dije se “thirrjes së KQZ-së i janë përgjigjur 127 kandidatë të pavarur dhe apolitikë”. KQZ-ja përzgjodhi nga 127 të interesuarit e papolitizuar 33 juristë si sekretarë dhe 33 qytetarë të tjerë me arsim të lartë si anëtarë të katërt të kësaj strukture, një numër ky i mjaftueshëm për të nisur nga puna. Të premten KQZ-ja do t’i pajis ata me bazën materiale dhe deri më datën 8 mars komisioni i nivelit të dytë duhet të ngrejë grupet e regjistrimit të kandidatëve të pavarur. Datë kjo që është caktuar që komisionet zonale zgjedhore duhet të mblidhen pikërisht më 8 mars. Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së deklaroi se “kandidatët e pavarur kanë afat deri më 8 mars për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm” dhe bëri thirrje për të filluar urgjentisht puna në KZAZ. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike duhej të kishin paraqitur propozimet për komisionerë brenda 24 janarit dhe KZAZ-të duhej të ishin ngritur brenda datës 7 shkurt 2011, datë kjo që nuk është respektuar nga asnjë forcë politike.
Lokalet, regjistrohen PBK dhe PAD
Në mbledhjen e djeshme KQZ-ja miratoi regjistrimin e partisë “Ballit Kombëtar” si subjekt zgjedhor. Gjithashtu po dje u bë regjistrimi pranë këtij institucioni i partisë “Aleanca Demokratike Shqiptare”. Ndërkohë anëtarët e mazhorancës në komisionin më të lartë zgjedhor miratuan dhe modelet e katër fletëve me të cilat do të votojnë shqiptarët. Fleta e verdhë do të jetë në format A4 dhe do të jetë për kandidatët për kryebashkiakë. Ndërsa fleta me ngjyrë jeshile do ketë formatin A3 dhe do të jetë për këshilltarët e bashkisë, në të cilën nuk do të shënohet koalicioni, por vetëm partitë. Ndërsa dy fletët e tjera, konkretisht fletët me ngjyrë rozë dhe gri, do të përdoren vetën në KZAZ-të e qarkut të Tiranës, ku do të votohet edhe për minibashkitë.