E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më urdhëroi Sefgjini që ta ndiqja Remzi Hoxhën”

03/03/2011  Koldashi: Më ndani qelinë, kam frikë

TIRANË- Gjyqi për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u shty, por në sallë u lexua deklarata e ish-kreut të SHISH për Tiranën, Anvi Koldashit dhe ish-kreut të Tatimeve Arben Sefgjini. Në deklaratat e bëra nga vetë Kolldashi, i marrë në pyetje nga prokurori Përparim Hasa, ai kishte thënë se nuk veproi pa urdhër dhe gjithçka në u bë bazë të rregullave. Gjithashtu ai tha se dëshironte ndarjen e tij nga dhoma që ndan me dy të pandehurit e tjerë sepse ka frikë prej tyre (ndërkaq në sallë ky pohim shkaktoi të qeshura). “Urdhrin për të shkuar në Sarandë e kam marrë nga vetë Arben Sefgjini për të kapur një individ që ushtronte veprime antikushtetuese. Atje kemi shkuar me dy automobila, një Audi 80 dhe një makinë e tipit e “Wolsvagen”. Sakaq, urdhri i dytë i Sefgjinit tij ishte ndjekja dhe rrëmbimi i Remzi Hoxhës”,- kishte deklaruar Koldashi, teksa shton se nuk i mbante mend targat e makinave. Thelbi i deklaratave të Koldashit ishte fakti që është i pafajshëm dhe nuk pranon asnjë nga akuzat e ngritura kundër tij. Ndërkaq, në deklaratën e bërë nga Sefgjini thuhej se akuzat ishin të pabaza dhe nuk kërkonte avokat, por dëshironte të mbrohej vetë. “Nuk kam dhënë urdhër të rrëmbehet Remzi Hoxha. Është vepruar komfort rregullave”,- thuhej në deklaratën e Sefgjinit.

G. Mulla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›