Skaneri i spitalit të Durrësit ende në Pizza
03/03/2011 Do dhurohej që para 1 viti, diagnostikimi i qytetarëve vazhdon tek klinikat private
DURRES- Një vit pas deklarimit të ministrit të Shëndetësisë se spitali i Durrësit do të ketë shumë shpejt skaner profesional dhe se në harkun kohor të një viti edhe rezonancën magnetike, asgjë nuk ka ndryshuar. Deklarimet e ministrit Vasili janë bërë plot një vit më parë në analizën vjetore, ndërsa ka pohuar se pacientët e Durrësit nuk kanë asnjë arsye të dërgohen në Tiranë për kurime. Ndërsa çështja e rezonancës magnetike ka nisur të artikulohet një vit më parë, çështja e skanerit tashmë është bërë legjendë për bluzat e bardha. Në Qendrën Spitalore Universitare në Pizza të Italisë ka më shumë se 4 vite që skaneri me destinacion spitalin e Durrësit qëndron i paketuar. Menjëherë pas rikonstruksionit të spitalit të madh të Durrësit Pizza me anë të një marrëveshje dhuroi për Durrësin skanerin e tipit Siemens që në inventar kushton 250 mijë euro, por që kjo qendër e madhe universitare spitalore ia garantoi falas pacientëve të qytetit bregdetar të Durrësit. Pohimet e ministrit u pritën shumë mirë nga pjesa më e madhe e bluzave të bardha dhe pacientët. Këta të fundit paguajnë 15 mijë deri në 25 mijë lekë për të bërë një skaner tek privati, ndërkohë që po të realizohet skaneri në mjediset e spitalit pacienti paguan vetëm 2 mijë lekë. Është kjo arsyeja që skaneri në Pizza nuk lejohet të transportohet për në Durrës. Përpjekja e fundit është bërë dy vite më parë, ndërkohë që drejtori i spitalit asokohe pasi qëndroi disa ditë në Itali u kthye duarbosh. Nga dita e deklarimit të ministrit Petrit Vasili në shkurtin e vitit të shkuar e deri më tani asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim, ndërsa pacientët vijojnë të kryejnë të njëjtin itinerar, si dhe para deklarimit për tu kuruar në mënyrë më të kualifikuar në Tiranë. Gjatë analizës vjetore të vitit 2010 ministri Vasili pati pohuar se “Brenda 2-3 muajve spitali Durrësit do të ketë skanerin e vet në mjediset e brendshme, ndërsa brenda këtij viti do të instalohet rezonanca magnetike”. Realisht gjendja mbetet ajo e mëparshmja duke mos u realizuar asnjëra nga deklarimet e Vasilit. Skaneri i markës SIEMENS enkas për spitalin e Durrësit në kuadër të ndihmës falas është penguar ndër vite ngase pacientët detyrohen të kalojnë tek privatët. Xh. Gradica