Ja çfarë është Komisioni i Venecias
Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur më mirë si Komisioni i Venecias, është organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese. I vendosur më 1990-n, komisioni ka luajtur rol kryesor në miratimin e kushtetutave, që janë konform standardeve të trashëgimisë kushtetuese të Europës. Fillimisht u konceptua si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, ndërsa tashmë komisioni është shndërruar në një konsulent ligjor i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht. Ai kontribuon në përhapjen e trashëgimisë europiane kushtetuese, bazuar në vlerat ligjore themelore të kontinentit. Komisioni vazhdon të ofrojë "ndihmë të parë kushtetuese" për shtete të veçanta. Komisioni i Venecias luan një rol unik në menaxhimin e krizës dhe parandalimin e konfliktit nëpërmjet ndërtimit të Kushtetutës dhe këshillimit.