E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja cilat janë kryeqytetet e reja të mendimit

14-01-2012 / Gazeta 55

Berlini, Frankfurti dhe “London School of Economics” aspirojnë rangun e Athinës së lashtë. Kalifornia është avangarda e neuroshkencës, ndërsa më pas vijnë Harvard-i dhe Parisi 

Ku jeton sot fryma e filozofisë? A është e mundur të vizatohet një hartë e vendeve fizike ku lindin idetë dhe teoritë? Me një fjalë: pse filozofia paraqitet si histori, por harron të dytin “a priori” kantian të ndjeshmërisë, pra hapësirën? I marrim gjërat me radhë.   
Në pesëdhjetë vitet e fundit qendrat më të fuqishme të rrezatimit së kulturës filozofike ishin Harvardi dhe Parisi. Në universitetin e SHBA-së në fakt ka dhënë mësim John Rawls, autor në vitin 1972 i një Teorie të drejtësisë, me frymëzimin kontraktor dhe liberal-demokratik që ka filozofia politike anglo-saksone, deri në atë kohë e dominuar nga utilitarizmi, duke krijuar përhapjen më të madhe të studimeve filozofike, që nuk kishin ekzistuar kurrë më parë. Një literaturë e gjerë, pothuajse në mbështetje të mendimit Robert Nozick në dalje të librit: Pro ose kundër, por që sot nuk mund të arsyetosh lidhur me këto çështje pavarësisht nga Rawls. Ndërkohë në Paris, filozofët e mëdhenj kanë qenë më shumë se një, nga Michel Foucault tek Jacques Derrida, nga Jacques Lakan tek Gilles Deleuze, por të gjithë kanë lëvizur në një klimë të mendimit të përbashkët që u quajt, French Theory, Teoria e frëngjishtes. Për të thjeshtuar: Nëse rawlsianët analizonin konceptet, francezët i prishnin. Mosmarrëveshja mes realistëve dhe post-modernëve është një vazhdim i asaj thyerje. Me vdekjen e Rawls në vitin 2002 dhe të Derridës dy vjet më vonë, forca lëvizëse e dy rrymave ka shkuar duke u dobësuar gradualisht: analitikët dhe kontinentalët janë përhapur në mënyrë të shpërndarë nëpër botë, madje edhe në Kinë e Australi, ku sot ai përkthehet shumë dhe lulëzojnë universitete të shkëlqyer. Hapësirat gjeografike janë zgjeruar shumë, por duket se nuk ka dominues mbi të tjerët. Ende nuk ka të dhëna të reja për ide e mendimtarë të mëdhenj. Kurrë si në këtë periudhën e fundit, filozofia nuk ka marrë një rol publik: Filozofët shkruajnë editorialë në gazetat më të mëdha, bëhen këshilltarë (ky është rasti i Julian Baggini, autor i veprave të njohura filozofike, shumë të zakonshme në Britaninë e Madhe) aplikojnë njohuritë e tyre në sektorë si për shembull në jetën e ndërmarrjeve (mjafton të mendojmë për  suksesin e madh të së ashtuquajturit "këshillim filozofik" në Holandë e Gjermani me Gerd Achenbach).   
Është shfaqur edhe një figurë e filozofit shumë pak tradicionale, kozmopolite dhe e lidhur me mjetet e komunikimit masiv, me një shije të theksuar për provokimin intelektual: Aktualisht mendimtarët më me ndikim dhe të përkthyer, Slavoj Žižek dhe Peter Sloterdijk, të cilët kanë "ri-vlerësuar "respektivisht mendimin e Leninit dhe madje eugjenetikën, nuk kanë një marrëdhënie të fortë me dy universitetet e vegjël ku gjenden formalisht. (Ljubljana dhe Karlsruhe më saktë). Natyrisht, në renditjen ndërkombëtare në vend të parë gjejmë në filozofi universitetet e njëjtë që dominojnë fushën shkencore: Harvard, Oxford, Cambridge, Princeton. Megjithatë edhe nëse do të kishin ekzistuar çmimet Nobel për këtë disiplinë, nuk mendoj se nuk do tё kishin mbetur pas si në rastin tjetër: qëndrueshmëria e një institucioni akademik jo gjithmonë është një garanci në filozofinë e vitalitetit, origjinalitetit, pluralizmit bashkëbisedor.   
Nga kjo pikëpamje, Berlini sot duket një qytet i pajisur mirë për të ardhmen: Nuk veprojnë mbase njerëz tё shquar (edhe pse një dijetar i bioetikës si Volker Gerhardt), por ka një stuhi filozofike që ka si protagonistë shpesh të rinjtë, jo të kufizuar nga universitetet, por e përhapur në qendrat kulturore, institute e fondacione. Kjo është e rëndësishme sepse, pas epokës së artë të idealizmit, hegjemonia filozofike gjermane kishte si vende të përpunimit qytete të vogla universitare të traditës antike, si Heidelberg, Tübingen, Freiburg, Göttingen, Marburg. Megjithatë sot, këto universitete të lashtë jetojnë më së shumti në një krizë të thellë, shpesh të mbyllur në një sektorializëm dogmatik që mohon, ndoshta një "ndjenjë faji" të lidhur me nazizmin, traditën e madhe filozofike të së kaluarës. Një rast të veçantë meriton Frankfurti, shkolla e të cilit e themeluar nga Theodor Adorno dhe Max Horkheimer, u çlirua përfundimisht nga marksizmi, duke vazhduar të jetë një pikë referimi për studimin e filozofisë dhe etikës sociale. Sot, atje dominon Jürgen Habermas (i cili është ndoshta filozofi më i madh i gjallë) dhe studentët e tij Axel dhe Rainer Forst Honneth.      
Duke u zhvendosur në Britaninë e Madhe, do të thoshim se një qendër e përsosmërisë për mendimin filozofik është Shkolla Ekonomike e Londrës, mendimtarë si hegeliani Richard Sennett ose liberalët Kenneth Minogue dhe Chandran Kukathas kanë dhënë tashmë kontribute për mendimet e parëndësishëm. Përtej oqeanit, në avangardë është padyshim Kalifornia, ku nën tutelën hyjnore të mendimtarëve si John Searle dhe Antonio Damasio, po lulëzojnë studimet në filozofinë e mendjes (i ashtuquajturi Problemi i mendjes dhe i trupit) në një dialog të frytshëm me neuro-shkencat e inteligjencën artificiale.       
Ndoshta ky arkipelag i fragmentuar i mendimit së shpejti do të mblidhet në një qendër të re, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Gjithmonë ka pasur momente të artë, periudha pak a shumë të shkurtra në të cilat mendimi ka lulëzuar në të njëjtin qytet të mendimtarëve të mëdhenj, të lidhur nga shoqata apo miqësia. Qendrat e para të studimit të përsosmërisë të cilat u ngritën në Athinë, të lidhura me etërit e filozofisë: Platoni me Akademinë e tij dhe Aristoteli me shkollën peripatetike. Tradita ka vazhduar me anë të shkollave helene të teologjisë dhe ato të mesjetës, të vendosura kryesisht në abaci dhe manastire. Si mund ta harrojmë, në shekujt e fundit, Edinburg të Iluminizmit skocez, Berlinin e idealizmit klasik ose Vjenën e Galerisë? Gjithashtu edhe Italia ka pasur momentin e saj të artë në Firencen e Mediçëve, ku u ri-zbuluan klasikët (Marsilio Ficino ri-themeloi Akademinë) dhe me Nicolo Machiavelin u krijua autonomia e politikës nga teologjia. Profecia është që, si atëherë që hodhëm farat e një epoke të re në epokën e tranzicionit që ne jetojmë, një kontribut mund ta japim edhe ne sot.
Përgatiti: L. Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›