Prokuroria, presion dhe joshje mbi gjyqtarë të caktuar, për të firmosur përgjime masive të paligjshme

Në Kuvendin e Shqipërisë është nevojë urgjente ngritja e një komisioni hetimor për përgjimet. Shembulli i Anglisë me shkatërrimin e bandave të përgjuesve është i afërt dhe shembullor
Burime të ndershme, që njohin diktaturën e policisë sekrete që ka themeluar Topi-Rama-Rama&co kundër shtetit ligjor dhe kushtetutës bëjnë të ditur se janë bërë përgjime masive ndër pretekste banale për të provuar afera korrupsioni për qytetarë të lirë dhe kryesisht për të shpikur afera, përmes manipulimeve. Duke qenë se sistemi i prokurorisë ka kohë që është renditur si palë ushqyese për grushte shteti dhe për rrëzim me çdo kusht të qeverisë së ligjshme dhe ndodhur përballë dështimesh të proceseve të montuara, nuk ka gjasë që të mendojë se është vajtur aq larg me këtë dashurinë për partinë dhe dashuriçka të tjera. Sigurisht, kur ia hyn një kauze të mbrapshtë, do pjellësh mbrapshti. Por më keq akoma, kur do marrësh për zëra të besuar mendje distrofike dhe bastardë, pjella të politikës së vjetër dhe të sotme do të vesh edhe më larg se kaq, do të bësh atë që edhe policitë sekrete komuniste nuk guxonin ta bënin, qoftë edhe formalisht, për të firmosur ca letra. Kjo ka bërë që drejt gjyqtarëve të caktuar, duke i joshur me këto pak muaj që kanë mbetur, duke u bërë presion, u është kërkuar që tabulatet e përgjimit masiv dhe të turpshëm, prej muajsh të tërë të kërkojnë t’i firmosin e t’i vulosin si të ligjshme. Nuk dihet cili autoritet i ka nënshtruar dhe verbuar deri në turpërim profesional, qytetar e moral pjesëtarët e taskë-forcës së prokurorisë, që i shërbejnë nga mëngjesi në darkë deklaratave të Edi Ramës me synimin e shkatërrimit të koalicionit dhe destabilizimin e vendit, që të na vijë në pushtet partia e Ramë-Ramë-Topit. Modelet që ka zgjedhur prokuroria dhe shembujt për të argumentuar moralin e ligjit janë një skandal. Asnjë vend afro-aziatik xhunglash nuk mund t’i mashtrojë njerëzit e gjyqësorit, prokurori e gjykatë, siç po ndodh me frymëzimin që u ka dhënë prokurorëve ky sistem furnizues dhe drejtues i tanishëm. Kjo është një shoqëri e hapur, dhe për ata që nuk kanë turp dhe nuk ndalen para çdo paturpësie ka ligj. Ky ligj nuk do zmbrapset nga formaliteti dhe nga skemat e parashikuara për dalje nga rrethimi. Shumë shpejt, do flitet, konkretisht dhe realisht. Gjithsesi, gjykatat e anatemuara prej Ramës dhe prokuroria e lavdëruar prej tij janë një çështje shumë madhore. Për fat të mirë, me një zgjidhje të shpejtë. Guximi për të firmosur të paqena, të cilat duhet të çojnë medoemos në rezultate politike, është më shumë se neveri, për fat, kriza dhe frika e këtyre autorëve. Jeta është e gjatë, por këto çështje janë afatshkurtra, në zgjidhjen dhe demaskimin e tyre. Qerasja me tabulate përgjimi nëpër tavolina miqësie, ku gëlojnë intrigantët e çdo ngjyre, do të jetë aktakuza e vërtetë.