E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: PD-PS pëlqejnë maxhoritarin

• Nëse vendosja e sistemit zgjedhor do të ishte në dorë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ato do të parapëlqenin sistemin maxhoritar.ADI SHKEMBI Deklarata është bërë dje nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një marrëveshje të fshehtë me PS-në lidhur me këtë çështje. Patozi tha dje gjatë një deklarate për mediat, se dy forcat më të mëdha politike janë parti maxhoritare dhe ky do të ishte sistemi i preferuar nga ato. “Në rast se do ta trajtonim si një çështje midis partive të mëdha dhe atyre të vogla, unë do të theksoja se PD-ja dhe sigurisht edhe PS-ja, janë parti maxhoritare dhe po të ishte në interesin e tyre të drejtpërdrejtë ato do të parapëlqenin dhe do të vendosnin për një sistem të pastër dhe maxhoritar”, theksoi dje Patozi, duke shtuar se “askush në Shqipëri dhe jashtë saj nuk mund të thotë që një sistem maxhoritar nuk është demokratik, pasi këtë sistem e kanë edhe shumë vende demokratike në botë”. Në këtë mënyrë, sipas kreut të deputetëve demokratë, dy forcat e mëdha politike kanë bërë lëshime në favor të partive të vogla, duke e anashkaluar sistemin maxhoritar tek ai proporcional. “Fakti që ne e kemi zhvendosur debatin nga sistemi maxhoritar në atë proporcional, do të thotë që partitë e mëdha, qoftë PD-ja, qoftë PS-ja, kanë bërë një koncesion të madh në raport me interesat e tyre”, vijoi më tej Patozi.Akuza e të vegjëlveKryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, hodhi poshtë në të njëjtën kohë të gjithë zërat se dy forcat e mëdha politike kanë bërë një marrëveshje të fshehtë mes tyre lidhur me zgjedhjen e një sistemi që do t’u shkojë më për shtat atyre. Sipas nënkryetarit të PD-së, diskutimet për reformën zgjedhore po shoqërohen me një klimë tensioni të panevojshme. Lidhur me akuzat për marrëveshjen me PS-në, Patozi thotë se, “një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, pasi kjo është një klimë politike që mbështetet tek thashetheme dhe jo tek ajo që ndodh realisht”. Në të njëjtën kohë, kreu i deputetëve demokratë shton faktin se bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste nuk duhet parë si një sfidë e partive të mëdha me partitë e vogla, por si një zgjidhje për interesat jetike dhe stabilitetin politik në vend. Ndërsa për sa i takon vonesave në punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Patozi tha se, “ende nuk ka një vendim të të gjitha partive për të pranuar një sistem, i cili do të na bëjë të ecim përpara”. “Megji-thatë, edhe pse është herët për të folur për një hap konkret të sistemit apo të çështjeve të tjera që përfshijnë Kodin Elektoral, partitë dhe drejtuesit e tyre do ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kjo është e rëndësishme”, tha në përfundim kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Pas arritjes së një marrëveshje të gjerë mes të majtës dhe të djathtës për kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë, dy partitë e mëdha janë vënë përballë akuzave të partive të vogla lidhur me sistemin zgjedhor që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme. OketaDuke folur për sistemin zgjedhor, zv.kryeministri Gazmend Oketa theksoi se, “normalisht do të ishte shumë e vështirë të kënaqeshin interesat e të gjitha partive, por objektivi kryesor i PD-së dhe maxhorancës është arritja e një konsensusi sa më të gjerë dhe një sistem elektoral që do të pasqyronte realisht votën e qytetarëve dhe nuk do të sillte një produkt të deformuar”.Berisha Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm letonez, Maris Riekstins, se “në Shqipëri ekziston një klimë mjaft e mirë bashkëpunuese ndërmjet forcave politike për realizimin me sukses të reformave, si dhe për miratimin e ligjeve me rëndësi jetike për vendin dhe integrimin e tij në NATO dhe BE”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›