E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau vëllanë, tenton vetëvrasjen

• SHKODER - Tenton t'i japë fund jetës në banjën e paraburgimit i ndaluari për vrasjen e të vëllait.Sipas policisë së Shkodrës, Leonard Ndoci mëngjesin e djeshëm është ndaluar në flagrancë, ndërsa përpiqej të priste damarët e qafës, por u shpëtua nga ndërhyrja e gardianëve. Mësohet se 35-vjeçari Ndoci kishte kërkuar të shoqërohej për në banjë. Aty sapo është shmangur pak nga rojet ka hequr një nga pllakat e banjës, e ka thyer dhe ka tentuar të presë me të damarët e qafës. Kur kanë dëgjuar zhurmën e thyerjes së pllakës, menjëherë në banjë kanë hyrë gardianët e shërbimit, të cilët kanë arritur që t'ia heqin copën e pllakës nga duart Ndocit. Ai u arrestua tri ditë më parë, pasi qëlloi për vdekje të vëllanë, Aleksandër Ndoci, për një truall shtëpie. Familjarët e të arrestuarit u kanë thënë hetuesve se shpeshherë ai ka shfaqur shenja të depresionit të thellë, duke i kanosur edhe para ngjarjes së djeshme të vëllanë dhe të ëmën e tij për vrasje. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›