E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli, “asgjë” më shumë se Disiplina

24/05/2005  Ndeshja Turbina-Burreli është rikthyer dje sërish në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas vendimit paksa të papritur, të marrë nga Komisioni i Disiplinës, i cili i dha skuadrës së qytetit të Cërrikut fitoren 2-0 në tavolinë. Përveç kësaj, edhe skuadra cërrikase nuk ka dalë pa u lagur nga kjo ndeshje. Ajo është ndëshkuar me dy ndeshje pa tifozë, pas incidenteve të tifozërisë vendase dhe pas plagosjes së njërit prej lojtarëve kundërshtarë. Gjithashtu, Turbina është gjobitur edhe me 300 mijë lekë të reja. Ky vendim u apelua nga Burreli. Por, mbledhje e djeshme e Komisionit të Apelit, thuajse la në fuqi atë të Disiplinës, gjë që ka shuar totalisht shpresat e burrelasve për ndonjë vendim, që mund t’i favorizonte ata. I vetmi ndryshimi, bërë nga Apeli, ka të bëjë me pezullimin e fushës së Cërrikut. Sipas vendimit të djeshëm, Turbina, dy ndeshjet e para të saj në Kategorinë e parë, nuk do t’i luajë në fushën e saj pa pranin e tifozëve, por në një fushë asnjëanëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›