E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kalendari i shpërndarjes së lejeve për objektet e legalizuara

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) ka publikuar kalendarin për shpërndarjen masive të lejeve të legalizimit për të gjitha ato objekte informale në shkallë vendi, për të cilat është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor. Publikimi i kalendarit vjen pas takimit të organizuar javën e kaluar në Hotel Sheraton, që shënoi dhe fazën e shpërndarjes së lejeve të para të legalizimit nga ALUIZNI. Aktualisht, sipas zyrës së shtypit të ALUIZNI-it, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve, dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4 504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor. Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, paraprihet nga një program i hollësishëm masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit, duke filluar nga dita e nesërme deri në fund të javës së parë të muajit Prill. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar. ALUIZNI do të publikojë në vazhdimësi në faqen zyrtare në internet, si dhe në media, informacion të dobishëm për publikun e interesuar në lidhje me ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale, të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, etj. Drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Shaban Memia ditë më parë ka shpërndarë certifikatat e para të lejes së legalizimit për 5400 objekte, që ndodhen në disa qarqe të vendit. Këto leje legalizimi janë shpërndarë në kuadër të procesit të legalizimit kudo që ato ndodhen nga të gjitha qarqet e vendit. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia ka theksuar se janë plotësuar të gjithë komponentët e domosdoshëm ligjorë dhe është bërë e mundur pajisja e poseduesve të tyre me lejen e legalizimit për 4 504 pasuri informale. Ndër të tjera, Memia ka sqaruar se deri më tani janë identifikuar 270 mijë objekte që përbëjnë 70% të ndërtimeve informale në vend. Dokumentacionet janë bërë thuajse gati për 150 mijë objekte. Nëse shlyhen cash do të ketë edhe 20 bonus. Është përgatitur dokumentacioni teknik dhe janë bërë përllogaritjet mbi detyrimet financiare për 12 297 objekte informale, një pjesë e poseduesve të të cilëve kanë nisur shlyerjen e detyrimeve", vijoi Memia. Sipas tij, duke qenë se këto objekte i ndan nga pajisja me lejen e legalizimit vetëm pagesa e detyrimeve financiare, ALUIZNI ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar poseduesit e ndërtimeve mbi rëndësinë dhe përfitimet e procesit të legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të objekteve pa leje. Ndërkaq, kreu i ALUIZNI-t ka theksuar gjithashtu se janë identifikuar në terren rreth 10 mijë pasuri informale të ngritura në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në zonat për të cilat janë miratuar studime urbanistike, apo në territoret që gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore. 

KALENDARI I AKTIVITEVE PËR SHPËRNDARJEN E LEJEVE TË LEGALIZIMIT

  

DT.  AKTIVITETIT

DITA

ORARI

QARKU/

RRETHI

11. 03.2009

E Mërkurë

11.00

Shkodër

12.03.2009

E Enjte

11.00

Tiranë

(pallatet me shtesa)

13.03.2009

E Premte

11.00

Elbasan

17.03.2009

E Martë

11.00

Vlorë

18.03.2009

E mërkurë

11.00

Sarandë

19.03.2009

E Enjte

11.00

Lezhë

20.03.2009

E Premte

11.00

Durrës

24.03.2009

E Martë

11.00

Berat

25.03.2009

E Mërkurë

11.00

Tiranë

26.03.2009

E Enjte

11.00

Fier

27.03.2009

E Premte

11.00

Korçë

30.03.2009

E Hënë

11.00

Lushnjë

31.03.2009

E Martë

11.00

Pogradec

01.04.2009

E Mërkurë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›