Opozita kundër dëmshpërblimit të pushkatuarve pa gjyq, mazhoranca pro, Bode nuk jep para për të përndjekurit

Majko akuzon të vdekurit nga pushkatimet pa gjyq si surretër dhe plehra
Vazhdon komedia e projektligjit për dmëshpërblimin e të përndjekurve, komedi që vazhdoi edhe dje me lojën e demokratëve, të cilët vazhdojnë të sorollatin ligjin nëpër komisione. Dita e djeshme u karakterizua edhe nga debati mbi dëmshpërblimin apo jo të njerëzve që janë pushkatuar nga komunistët nga 30 nëntori i vitit1944. Opozita e kontestoi këtë ligj duke argumentuar se nuk mund të mbrohen njerëzit që kanë bashkëpunuar me okupatorin, ndërkohë që mazhoranca është hedhur në përkrahje të këtij ligji. Argumentimi i mazhorancës për të futur në skemën e dëmshpërblimeve edhe këtë kategori njerëzish qëndronte mbi faktin që këta njerëz ishin pushkatuar pa gjyq në momentin kur Shqipëria ishte e ccliruar nga okupatorët dhe në vend nuk kishte më luftë, pasi ishte shpallur cclirimi i Shqipërisë. Socialistët duket se vazhdojnë ti përmbahen historisë së Shqipërisë të kohës së Enver Hoxhës ku armiq të popullit ishin edhe njerëzit që morën pjesë në mënyrë aktive në Luftën Nacional Cclirimtare. Pavarësisht motiveve të palëve dhe indroktinimit të socialistëve, drafti për dëmshpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë ka shkaktuar për disa orë një debat të gjerë mes deputetëve në Komisionin e Ligjeve. Ky draft, përveç kundërshtisë së Ministrisë se Financave për faturën e lartë financiare që sjell, është kundërshtuar fort nga opozita për zgjerimin e emërtimit "ish të përndjekur". Përfshirja në skemën e dëmshpërblimit të individëve që janë dënuar për krime lufte para çlirimit, ka ndezur zemërimin e socialistëve. Drafti i paraqitur dje rikthehet në komision si propozim i Ministrisë së Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD, Astrit Bushati. Projektligji parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991. "Këta janë njerëz që kanë vrarë bashkëkombësit e tyre për interesa të okupatorit. Prandaj të nderuar miq, që të mos i vendosim këta surretër mbi vuajtjet e të përndjekurve pas '44, se këta nuk e meritojnë. Këta janë në koshin e historisë, këta janë në plehrat e historisë. Prandaj këta nuk mund të mbivendosen mbi vuajtjet e atyre që kanë kaluar golgotën në periudhën e regjimit komunist", tha Pandeli Majko, deputet i PS. Relatori i draftit, deputeti Gjovalin Prenga, tha se "paketa e ndryshimeve e propozuar nga dikasteri i drejtësisë synon të zgjidhë në mënyrë integrale problematikën e dalë nga zbatimi i ligjit dhe rivendosjen e së drejtës për kategori të përjashtuara nga përfitimi, sipas parimit të barazisë para ligjit". Sipas relatorit, projekti i jep zgjidhje pamundësisë për t'u materializuar dëmshpërblimi për ish-të dënuarit që nuk kanë lënë pasardhës në linjë të drejtpërdrejtë, duke e zgjeruar rrethin e përfituesve tek vëllezërit dhe motrat, si dhe fëmijët e tyre. Me këtë ndryshim krijohet mundësia e përfitimit edhe për familjarët e klerikëve. Ndryshimet gjithashtu, realizojnë një saktësim të kritereve ligjore që ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e tij duhet të plotësojnë për të përfituar dëmshpërblimin duke precizuar më mirë veprat penale politike referuar legjislacionit të kohës, si dhe duke njohur si provë të internimit çdo akt administrativ apo dokument zyrtar që e provon atë. Projektligji, që pritet të votohet në seancën plenare të ditës së enjte, parashikon shtyrjen me 6-muaj të afatit të aplikimit të kërkesës, për t'iu mundësuar përfituesve paraqitjen e dokumentacionit përkatës sipas ligjit. Deputeti i opozitës, Pandeli Majko, duke kundërshtuar sërish përfitimin e dëmshpërblimit financiar edhe për personat që kanë kryer krime në kohën e luftës u shpreh se "votova kundër pikës që përfshin dëmshpërblim për personat që kanë bërë krime lufte. Ju po kërkoni sot të dëmshpërbleni njerëz që kanë vepruar si regjimi komunist pas 1944", u shpreh deputeti socialist pas votës kundër, ndaj projektligjit në fjalë. Sipas projektligjit të përpunuar nga Ministria e Drejtësisë shtyhet afati i aplikimit për dëmshpërblim dhe me 6 muaj të tjerë. Megjithatë mbetet evaziv fakti nëse kjo shtyrje rrezikon fillimin e procedurave të dëmshpërblimit."Me propozim të deputetit Bushati sugjerohet që ky afat të bëhet 18 muaj, pra një vit e gjysmë. Dhe për shkak të këtij propozimi, meqenëse ligji është një i tërë, nuk mund të ndryshohet vetëm një dispozitë, pasi dispozitat janë të lidhura me njëra-tjetrën, dhe reflektohen te pjesë të tjera të ligjit. Shtyhet procesi i raportimit dhe i krijimit të skemës, procesi administrativ", tha specialistja e Ministrisë së Drejtësisë, Marsida Xhafellari.