Ja ku votuan vipat e politikës shqiptare

Vipat e politikës shqiptare kanë qenë ndër të parët që kanë votuar dje. Ndryshe nga ato që janë prezantuar këto ditë në media, dje gjatë procesit të votimit ata kanë prezantuar imazhin e një politikani të kulturuar dhe familjar. Njësitë Bashkiake Nr. 2, 5, 7 dhe 10 janë njësitë që kanë pasur dhe numrin më të madh të politikanëve në listat e zgjedhësve. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta dhe vajza Nada votoi dje paradite në qendrën e votimit tek shkolla 9-vjeçare Servete Maçi, në zonën numër 31 të kryeqytetit.
Kryeministri Sali Berisha ka votuar në qendrën e votimit në liceun artistik "Jordan Misja". Po ashtu, edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, votoi në qytetin e Shkodrës, të lagja "Ndoc Mazi". Kreu i opozitës, Edi Rama, votoi në njësinë numër 7 dhe në qendrën e votimit pranë shkollës "Pjetër Budi", brenda kësaj minibashkie. Kreu i LSI-së Ilir Meta ushtroi të drejtën e votës pranë qendrës së tij të banimit. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 8, në qendrën e votimit që është ngritur në Çerdhen Nr. 13. Zëvendëskryeministri Genci Pollo votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 5, në shkollën Emin Duraku. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi votoi në të njëjtën qendër votimi ku votoi dhe shefi i qeverisë, në qendrën pranë Liceut Artistik, në Njësinë Bashkiake Nr. 2. Ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana votoi në qendrën e votimit në shkollën Osman Myderizi. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 7. Për sa u përket figurave të tjera të së djathtës, presidenti i Asamblesë në Nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 2, në qendrën e votimit në shkollën Hoxha Tahsin, kreu i PR-së, Fatmir Mediu votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 5, kreu i PDK-së, Nard Ndoka votoi në Njësinë Bashkiake Nr. 2. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili votoi në qendrën e votimit në Kopshtin Nr. 42. Edhe kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, figuronte në listat e zgjedhësve në Njësinë Bashkiake Nr. 5, ku ai votoi në shkollën Dëshmorët e Lirisë. Kreu i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi ka shprehur mendimin e tij për procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë të qetë dhe normal, pasi ka hedhur votën e tij, tek njësia Bashkiake Nr. 5 shkolla Emin Duraku.
Presidenti Topi: Vota një kontribut në forcimin e institucioneve
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka votuar dje paradite në shkollën "Servete Maçi" në kryeqytet me bashkëshorten Teuta Topi dhe dy vajzat e tij.
Në apelin drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke thënë se ishte një dite ku të gjithë janë fokusuar tek zgjedhjet. "Është momenti më domethënës dhe duhet thënë se janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, që do t'i hapin vendit rrugën për në BE", deklaroi Topi. Pas votimit, i pyetur nga mediat për ndjesitë e këtij votimi të parë si President në ish-zonën e tij elektorale, Kryetari i Shtetit u shpreh: Unë do tju jap disa emocione te veçanta: së pari votova në klasën ku kam qenë për herë të parë në klasën fillore, sepse në këtë shkollë kam kaluar 8 vitet e para të shkollës, së dyti në lagjen time të vjetër, së treti në zonën time zgjedhore, përpara se të jepja dorëheqjen për tiu përkushtuar një misioni shumë të rëndësishëm si President i vendit dhe midis shumë miqve, banorë të zonës, banorë tradicionalë, por edhe të rinj. Me këtë rast unë do të doja të jepja një përshëndetje për të gjithë pa përjashtim. Është një zonë mjaft interesante, një zonë që ofron dy realitete, një zonë tradicionale, por edhe një zonë e re me besimin se me kalimin e viteve kjo zonë do zhvillohet në mënyrë shumë harmonike. Mbi të gjitha do të jap një mesazh për të gjithë ata që do të votojnë sot, që duhet të gjithë ti përkushtohen kësaj dite, të shkojnë të gjithë për të votuar. Është e drejta legjitime e gjithë secilit për të votuar dhe për të kontribuar në forcimin e institucioneve. Unë kam ndjekur me vëmendje fushatën elektorale të kandidatëve dhe më këtë rast dëshiroj ti përgëzoj, sepse kanë bërë një fushatë civile, mjaft qytetare, besoj një ndër standardet e pritura për tu arritur. Shpresoj që dhe sot dita të shkojë mbarë dhe të jetë një ndër standardet që ne kemi premtuar përpara shqiptarëve dhe përpara të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Në përgjigje të interesimit të gazetarë lidhur me procesin e reformës zgjedhore në vend, Presidenti Topi u shpreh se : Padyshim është një nga reformat kryesore. Ju e dini fare mirë që Parlamenti rikonsideroi komisionin për reformën zgjedhore. Është një çështje në të cilën Presidenti mban rolin e katalizatorit, por aktori kryesor është Parlamenti, institucioni ku projektohen vullnetet politike të partive parlamentare. Jam i bindur se të gjithë janë të prirur për ndryshime për sa i përket reformës zgjedhore.
Berisha voton e shoqëruar me bashkëshorten
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka votuar dje rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik Jordan Misja, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, pas votimit ai deklaroi se procesi i votimit po ecën normalisht, ndërsa ka ftuar votuesit, që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Sot qytetarët vendosin fatin e tyre. Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE, theksoi kryeministri sapo ka dalë nga qendra e votimit, duke shtuar se fjalën e fundit mbi karakterin e zgjedhjeve do e japin vëzhguesit. Ai shtoi se shumica e vëzhguesve janë në kuadrin e ODIHR po edhe të asamblesë parlamentare të PE-së dhe të NATO, të cilët do të raportojnë vlerësimet pas zgjedhjeve. Në rolin e kryeministrit, Berisha siguroi se qeveria ka bërë çdo gjë që zgjedhjet të jenë brenda standardeve. Kryeministri Berisha gjatë votimit të tij ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.
Rama në votim me djalin dhe familjen e tij
Menjëherë sapo ka hedhur votën e tij në shkollën Pjetër Budi në orën 10.00 e ka cilësuar këtë ditë të bukur për të gjithë familjen shqiptare, duke marrë si shembull njerëzit e tij të familjes që e shoqëronin, nëna, i biri, vëllai, nusja e vëllait dhe fëmijët e tij. Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe votimin e emigrantëve të ardhur enkas për të dhënë votën e tyre në këtë vendim historik, që sipas tij populli sovran do i marrë sot. Kreu i socialistëve u shpreh i bindur për zhvillimin e votimeve brenda normalitetit dhe qetësisë, duke shtuar dëshirën e dhënies së garancisë nga të gjitha forcat e rendit dhe nga të gjitha forcat që e majta ka angazhuar, si dhe nga forcat e qytetarëve të vendosur për të nxjerrë vendimin e popullit të paprekur, të pacenuar. U bëj thirrje të gjithëve të votojnë, secili mund të bëjë histori duke votuar. U bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë këtë qetësisht dhe paqësisht. Jemi sot në sytë e gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar në rrugëtimin tonë të vështirë, të cilët meritojnë sot një shprehej të maturisë dhe të vullnetit për tu bërë pjesë e BE ku zgjedhjet janë parakushti i gjithçkaje tjetër, shtoi Rama. Ndër të tjera, nga qendra e votimit Rama i ka bërë apel kryeministrit Berisha që të kontribuojë dhe të pres i qetë rezultatin dhe vendimin e popullit sovran.
Ilir Meta i pari votues ndër liderët politikë
Lideri i LSI, Ilir Meta voton i pari ndër liderët e tjerë të partive politike. Meta votoi dje në orën 9:00 në qendrën 1886 në Njësinë bashkiake nr.7. Ju kam thënë që 28 Qershori është një ditë e mbarë, shikoni si u çel edhe koha pas një dite me shi. Ndaj le të kontribuojmë të gjithë për mbarësinë e kësaj dite. Është Koha për Veprim, është shprehur lideri i LSI, Ilir Meta, i cili ishte i pari ndër liderët e partive politike që votoi dje. Me entuziazëm dhe me besim për fitoren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi hodhi votën lideri i LSI u shpreh për mediat e shumta të pranishme, se e pati shumë të lehtë të gjente numrin 24.
Meksi: Kushdo që prish zgjedhjet, nuk është me Shqipërinë
Kreu i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi ka shprehur