E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nëse preket një votë do të sjell para Berishës mijëra qytetarë

Kreu i LSI, thirrje PS dhe Ramës që të ruajë votat
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta i ka bërë thirrje Sali Berishës, njëkohësisht dhe lideri i Partisë Demokratike që të mos përpiqet që të dëmtojë procesin zgjedhor, në lidhje me procesin e numërimit të votave. "Nëse preket një votë do të sjell para Berishës mijëra qytetarë", theksoi Meta. Ndërsa i ka kërkuar Partisë Socialiste që të ruajë votat në këtë proces të rëndësishëm. Sipas tij, kjo thirrje bëhet pasi sipas qendrës së sondazheve Gani Bobi, e cila ka nxjerrë fituese në bazë të eksit pollit Partinë Demokratike, dhe ndërsa me qindra militantë të kësaj partie kanë dalë në rrugët e Tiranës për të festuar fitoren e partisë së tyre, sipas Metës duhet të jepet rezultati përfundimtar nga KQZ, dhe vetëm atëherë të gjithë simpatizantët e asaj force politike që do të dalin fituese në këto zgjedhje kanë të drejtën që të festojnë dhe të gëzohen. Ndërsa ju bëri thirrje të gjithë elektoratit të majtë që të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin sondazhet e KQZ dhe jo ato të Gani Bobit. Sipas Metës, qendra e sondazheve Gani Bobi është një kompani e shitur, dhe është paguar për të bërë publike dhe për të paraqitur atë rezultat që ajo ka përgatitur dhe sajuar, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste dhe liderit të saj Rama që të tregohen të kujdesshëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e votës së tyre, dhe të mos e lënë në duart e këtyre njerëzve të shitur fatin e procesit zgjedhor. Berisha po përpiqet të ndikojë në rezultatin e votuesve në mënyrë që ai të vjedhë një maxhorancë të pamerituar. Ne kemi informuar faktorët ndërkombëtarë, për të gjitha rastet, theksoi Meta gjatë konferencës për shtyp nga selia e LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›