PD përgatit manipulimet e zgjedhjeve nëpërmjet sondazheve

Kërkohet demoralizimi i komisionerëve nëpërmjet rezultateve fituese të demokratëve
E vetmja armë manipulative e Sali Berishës, që i kishte mbetur pa përdorur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2009, ishin sondazhet. Por edhe për to, Berisha ka gjetur momentin e duhur. Sondazhet e publikuara në mediat vizive në vend me të mbaruar procesi zgjedhor, të cilat e renditnin PD si forcën fituese të zgjedhjeve, treguan se Berisha po kërkon me çdo kusht manipulimin e numëruesve të votave. Renditja e Berishës, në vend të parë nëpër këto sondazhe, tregoi se ai kërkon të bindë opinionin publik se është fituesi. Ndërkohë që në të vërtetë ai e ka planifikuar mirë edhe mënyrën se si do të bëjë që të renditet në vend të parë. Ndërsa nga ana tjetër rezultati i këtyre sondazheve ishte aq i besueshëm nga demokratët saqë pasditen e djeshme menjëherë ata kanë dal të shesh për të votuar me flamuj dhe fishekzjarre. Metodat e Berishës shquhen si dredharake por edhe goditëse, ndaj në manipulimin e komisionerëve janë përfshirë ofertat, pagesat, presionet, kërcënimet, etj, të cilat me hir a me pahir, Berisha kërkon që ti realizojë gjatë këtyre zgjedhjeve. Nëpërmjet këtyre mënyrave, PD tenton të qëndrojë në pushtet edhe 4 vitet e ardhshme. Po të mbahen parasysh disa qarqe, vihet re se PD fiton thellë edhe në disa zona, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë bastion i demokratëve. Por, pavarëisht këtyre mashtrimeve që duken sheshit, Berisha e ka mbledhur mendjen që ta shpallë veten fitues, me qëllim që edhe vetë komisionerët të ndihen nën trysni dhe të frikësuar, sikur rezultati qenka shpallur edhe pa hedhur firmat vetë ata, për rezultatin e votimeve. Dhuna psikologjike që PD me në krye Berishën po transmeton qartë, tregon se kjo do të jetë dhe mënyra e qeverisjes nga ky i fundit. Gjatë gjithë zgjedhjeve të mëparshme, forcat politike që humbnin, mbanin certifikatën si mjetin kryesor dhe të vetëm të manipulimit të vetes. Por, paska pasur edhe mjete të tjera, më pak dyshuese se certifikatat, të cilat në të vërtetë po i shërbejnë Berishës si mos më mirë për të arritur qëllimin e tij. Komisionerët do të kenë arsye ose frikë që të mos marrin parasysh rezultatet reale të votimeve, sipas dëshirës dhe arsyes së shqiptarëve. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore 2009, PD ka përdorur një sërë manipulimesh për tu vetëshpallur fituese. Ndër këto metoda mund të përmendim blerjen e votës, presionin që të votojnë për PD, kërcënimi me vendin e punës apo mirëqenien e familjes, fotografimi i fletës së votimit, përpjekjet për ndryshime pasaportash, apo shpërndarja e kartave të falsifikuara që të votohet shumë herë për PD etj. Por në metodat manipuluese të lançuara nga PD gjatë këtyre zgjedhjeve nuk kanë mbetur as përpjekjet për ndryshime pasaportash, apo shpërndarja e kartave të falsifikuara, me anë të të cilave mund të votohet shumë herë për PD. Pavarësisht se kreu i demokratëve ka paralajmëruar votimin individual duke shmangur në mënyrë të mundshme atë kolektiv, kjo gjë është shkelur nga ana e demokratëve të Elbasanit, të cilët ditën e djeshme mësohet të kenë votuar një person pesë herë, me pretekstin se po ndihmonin të verbrit. Ndërkaq, gjatë ditës së zgjedhjeve, PS është munduar mjaftueshëm që nëpërmjet paketës së masave për ruajtjen e votës, të mund të mbrojë votën e hedhur nga qytetarët për të. Por, në paketën e masave të PS nuk ishte planifikuar arma e fundit e Berishës, që rezultoi të ishin sondazhet. Këto të fundit konsiderohen si bombardim në perceptimin e opinionit qytetar për fituesin e vërtetë, por edhe një formë e qartë presioni ndaj komisionerëve.