Ja kundërthëniet e 48 orëve të fundit të Edi Ramës – demonstroi primitivizëm ndaj institucioneve të shtetit

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
Deputetja e PD, Jozefina Topalli citonte dje në Facebook, analizën e gazetës zvicerane, Neue Zürcher Zeitung për qeverinë e re dhe kryeministrin Edi Rama. Këtu, Topalli shton edhe deklaratën e ekspertëve të huaj se qeveria “Rama” do dështojë me 95% siguri, ndërsa sjell në vëmendje kundërthëniet e kreut të PS, gjatë 48 orëve të fundit, nga kërcënimet ndaj opozitës, fjalimi përçarës në Kosovë, heqja e portretit të Presidentit nga institucionet shtetërore dhe fjalimet e tij kontradiktore lidhur me kursin e integrimit europian të vendit. “Një gazetë Zvicerane sot shkruante, se premtimet e Ramës tingëllojnë boshe. Eksperti i huaj pak ditë më parë thoshte se “Rama do dështojë me 95%. Unë të dashur miq, po ju kujtoj vetëm disa kundërthënie të 48 orëve të fundit të Edi Ramës. Ne fjalen e tij ne kuvendin e Kosoves, Edi Rama foli per bashkim, por në fakt bëri përçarësin, dhe detyroi deputetët të ngrihen e ta bojkotojnë. Rama bëri të kundërtën e asaj që tha. Në dokumentin që e quajti program, fliste për respekt për opozitën, por në fakt në fjalimin e tij, jo vetëm nuk foli për program, por tentoi të poshtërojë opozitën. Më pas, në fakt kërcënoi atë, siç nuk ka ndodhur kurrë, me fjalët: “Ju nuk keni parë ende asgjë se ç’është dhuna”. Rama bëri tamam të kundërtën.
Rama, në dokumentin e tij qe e quan program fliste per respekt ndaj shteti “per pergjegjesi para ligjit”, por, po atë ditë, ndërsa betohej para Presidentit, i rrahte edhe supet, e beri edhe foto, ai i kishte hequr foton e tij. Rama bëri krejt të kundërtën e asaj që shkruante e zezë mbi të bardhë... Rama, në dokumentin e tij që e quan program thoshte se” do e marrin këtë detyrë me mirënjohje e me gjithë përuljen….”, por Rama bëri të kundërtën, me tonin, britmat, kërcënimet e tij në parlament, por mbi të gjitha me primitivizmin ndaj institucioneve të Shtetit. Në dokumentin e tij, që i pëlqente ta quante program, Rama fliste për revolucionin e tij, për kohën që fillon nga zero…..etj etj… Por sot në takimin me Barroson tha “se reformat dhe integrimi nuk fillojnë nga zero e se ne …” Rama përsëri tha të kundërtën e asaj, që kishte thënë vetëm 2 ditë më parë. Rama pasi e bojkotoi dhe bllokoi për 3 vite rresht statusin, sot në Bruksel foli ndryshe. Këtu nuk po ndalem se çfare ka premtuar gjatë fushatës dhe çfarë thotë në dokumentin që e quan program! E pastaj çfarë shkruan e çfarë lexon në parlament! Në parlamentin europian Rama kishte thënë dhe një gjë tjetër interesante: “Krimi organizuar dhe korrupsioni nuk është diçka që zhvillohet brenda kufinjve. Është si reklama e Nokias. Por, ndërkohë Brukseli i tha: “Ne po vëzhgojmë””, vijon në reagimin e saj, ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.