E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja, përse mund të dështojë mazhoranca

>Nga Bedri ÇOKU
...Pati edhe nga tifozët më të verbuar për lidershipin e maxhorancës që, për një moment, e humbën besimin në  këmbënguljen e tij për të zbatuar ligjin e lustracionit, sidomos kur klasa politike e majtë, e cila e lufton për jetë a vdekje zbatimin moral të tij,  gjithsesi gjeti edhe në këtë rast, disa ndërkombëtarë, të cilët, nën efektin e lartësisë ku ndodhen, apo të narkozës që sjellë ryshfeti i majmë, lëshuan fjalë duke shprehur dyshim në korrektësinë e zbatimit e të implementimit të këtij ligji. Vetëm dyshimin... Sepse,  askujt nuk ia mban ta kundërshtojë parimisht këtë ligj të domosdoshëm për të gjitha vendet ish komuniste, për më tepër, sidomos për në Shqipërinë sllavo - komuniste.
Një lobing i jashtëzakonshëm kundra lustracionit në Shqipëri, brenda dhe jashtë vendit, po trondit seriozisht njerëzit e thjeshtë që nesër do të shkojnë drejt kutisë së votimit.
Vini re: Si ndërtohen panelet e studiove televizive në debatet për ligjin e lustracionit. Më të shumtët e të ftuarve janë bijtë e bijat e nomenklaturës komuniste, përballë të cilëve gjenden vërtetë disa intelektualë të shquar që e mbështesin parimisht këtë ligj, si një domosdoshmëri për të pastruar administratën dhe drejtësinë nga të inkriminuarit dhe, me këtë rast,  ndarjen e shqiptarëve nga e kaluara që ende  ka fytyrën e kriminelëve të djeshëm. Por vetëm kaq. Sepse nga ana e këtyre intelektualëve të nderuar mungojnë faktet e krimeve monstruoze, mungojnë shifrat e njerëzve të vrarë pa gjyqe, të therur si berrat pa asnjë arsye ligjore, të grabitur e të burgosur vetëm sepse ashtu vinin urdhrat nga Beogradi e Moska, si domosdoshmëri për triumfuar me patjetër diktatura e proletariatit    në Shqipëri. Dhe asnjë ish- i burgosur politik, asnjë i internuar, asnjë nga bijtë e bijat e prindërve apo ë familjeve  antikomuniste që iu kundërvunë diktaturës me të gjitha pasojat që sillte  ajo. Nuk ka ndodhur e nuk ndodh në asnjë rast  që njerëzit e shquar antikomunistë, intelektualët që vuajtën burgjeve dhe internimeve si antikomunistë, apo   pinjollët e tyre të cilët, gjatë këtyre 18 vjetëve u arsimuan e u kulturuan nëpër shkollat  prestigjioze të Evropës e më tej, të ballafaqohen ndonjëherë  nëpër panelet televizive private, madje as tek ai  shtetërori, përballë ish persekutorëve apo pasardhësve të tyre, si dy kundërshtarë realë të parimeve politike, në mënyrë që populli të shohë qartë anët e medaljes  e të përcaktojë  në mënyrë demokratike  se cilët janë ata që i mbrojnë realisht parimet demokratike dhe ata që i përmendin sa për sy e faqe,  për propagandë. Kjo nuk ka ndodhur deri më sot, sepse lufta politike në Shqipëri për drejtimin e shtetit është bërë dhe vazhdon të bëhet vetëm nga një klasë politike. Nga klasa komuniste që sundoi barbarisht 45 vjet dhe ajo që erdhi e gatshme me kostum demokratik po nga shoqëria komuniste...po aq fanatike dhe e papërpunuar me kulturën demokratike, po aq ambicioze dhe alergjike për antikomunizmin... Kjo është arsyeja që tranzicioni ynë është i gjatë dhe    komunistizimi i vendit është ende i fuqishëm në Shqipëri. Sepse opinionin e përpunon pikërisht kjo  klase politike që disponon paratë dhe pushtetin politikë, me njerëzit  dhe propaganduesit  që nuk dalin asnjëherë jashtë interesit të saj. Arsyet pse në debatet televizive   për problemet kombëtare e strategjike të vendit  mungojnë vazhdimisht  ish të burgosurit politikë, intelektualët antikomunistë, pronarët e ligjshëm dhe klerikët e masakruar janë shumë, por unë do të përmendja vetëm dy si më kryesoret... Jo pa qëllim nëpër  panelet dhe studiot televizive, apo intervista të veçanta ngulin e shkulin  gjithmonë vetëm dy vetë, dy heronj të sajuar, si ata që sajonte dikur Enver Hoxha në kohën e revolucionarizimit të ideologjisë klasore, për të  frymëzuar  rininë dhe klasën punëtore, pikërisht Fatos Lubonjën dhe Maks Velon, si përfaqësues të të burgosurve  politikë apo si intelektualë antikomunistë. Tëpkë siç bënte në kohën e vet Enver Hoxha. Vetëm e vetëm nga frika për tu ballafaquar me të burgosurit e vërtetë antikomunistë dhe intelektualët që u burgosën për pikëpamje kombëtare dhe antikomuniste. Ndërsa këta dy fakirë, që u zuri rrota bishtin, madje atje në burg, mësuan çishte diktatura, çishte nacionalizimi dhe antikomunizmi. Si thoni ju, a ka by... kjo që këta të dy të përfaqësojnë vazhdimisht të burgosurit dhe intelektualët antikomunistë, këta dy pinjollë nga familjet   komuniste, vetëm se pse u erdhi radha të vuajnë nëpër burgjet e diktaturës? Me këta  fillon frika për tu ballafaquar me të vërtetën... Me historitë e vërteta të diktaturës. Që këtu fillon mashtrimi i madh... Ndonëse ka mendime, jo pa inspirim djallëzor, se gjoja të përndjekurit, siç kanë qejf ti cilësojnë politikanët e së majtës kundërshtarët e tyre të vërtetë, (ngaqë kanë frikë ti quajnë me identitetin e tyre real, antikomunist) nuk kanë kulturë, nuk kanë cilësi në debate televizive, ata përmendin gjithmonë  historitë e së kaluarës për të cilat nuk ka më njeri interes, sepse  populli nuk dëshiron më të dëgjojë çka ka ndodhur në të kaluarën e largët...etj... etj. ( kuptohet, popull ata quajnë gjithmonë veten dhe njerëzit e inkriminuar me të kaluarën, direkt apo indirekt)
Kurse e vërteta është krejt ndryshe. Madje është  pika e dytë e asaj që dua të them. Nëse ka pasur nga ata që kanë dashur ti vënë kapak ngjarjeve tragjike dhe antikombëtare të regjimit komunistë, që historia e krimeve komuniste dhe e komunizmit të mbyllej sa më shpejt e përgjithmonë,  padyshim  të parët kanë qenë dhe janë pikërisht ata që e luftuan atë regjim, që vuajtën dhe u masakruan nga ai regjim. Sepse ata dhe vetëm ata  kanë qenë  e janë më të interesuarit që regjimi i diktaturës së proletariatit, si ideologji e importuar me dhunë në Shqipëri, për qëllime të cilat tani e kanë të qartë edhe njerëzit  më të thjeshtë :  mjafton të kuptojnë pse bota perëndimore, demokratike, me në krye SHBA bombardoi me avionë regjimin e Milosheviçit dhe e mundi për të çliruar Kosovën... Pra, nëse ka njerëz që e kanë ditur pse shqiptarët vuanin nga një regjim antikombëtar dhe kriminalë, ishin pikërisht ata që e luftuan dhe vuajtën për ta larguar klikën e shitur të  shqiptarëve që ushtruan diktaturën më gjakatare në botë. Pikërisht këta njerëz duan që, meqë regjimi nuk u përmbys, por ndryshoi me marrëveshje dhe kjo mënyrë dështoi për dekomunistizimin e vendit, dështoi në krijimin e Shtetit Ligjor, dështoi në konsolidimin e ligjeve të Ekonomisë së tregut, (përderisa nuk u njohën  pronat  e  ligjshme), dështoi edhe në integrimin e shtresës antikomuniste dhe të viktimave të pafajshme. Me një fjalë, u shpallë me bujë vetëm FIORJA KUNDRA KOMUNIZMIT, por pa fitues. U shpall  HUMBJA E SISTEMIT KOMUNIST, por pa humbës!. Sepse kapitalistë nuk u bënë pronarët e ligjshëm  që komunizmi i  mundur ua   kishte grabitur  pa të drejtë, por u bënë  komunistët dhe bijtë e tyre.  Fenomen të cilin nuk e denoncon dhe e dënon një ish komunist apo biri i një ish komunisti, por e bëjnë vetëm ata që e luftuan komunizmin   në embrion dhe  bijtë e bijat e tyre që u ndëshkuan barbarisht vetëm sepse ishin  pasardhës të prindërve të tyre. Ja, pse  mungojnë antikomunistët dhe bijtë e bijat e tyre nëpër panelet e televizioneve privatë, të cilët gëzojnë  edhe atribute kombëtare... Ligjin i lustracionit nuk e duan pasardhësit e komunistëve të rreshtuar përgjithësisht në formacionet e majta, jo se, siç thonë ata, ka shkelje të të drejtave të njeriut, apo shkelje të kushtetutës, sepse nuk ka kushtetutë në botë të ndjehet e prekur kur është fjala për të vepruar kundra një sëmundje vdekjeprurëse me përmasa kombëtare, siç është sëmundja e flamës komuniste. Ata ndjehen komod  pa këtë ligj, sepse nuk duan ta marr  vesh populli  ç kanë bërë të parët e tyre, që  të vazhdojnë ende të qetë të hardallosen nëpër takimet flakëruese të festave, në ato ditë  ku u themeluan tradhtitë kombëtare dhe u shitën interesat e kombit vetëm për karrige shtetërore  dhe mirëqenie    personale e familjare...Sepse, pastaj,  do tu vijë turp  kur të marrin vesh se janë bij e bija apo nipër e mbesa  të paraardhësve që kanë vrarë e vjedhur bashkëkombë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›