Ja personat shtesë që shpronësohen dhe kompensohen
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria ka miratuar ditën e enjte në mbrëmje në mbledhjen e radhës shpronësimet dhe vlerën e tokës që është zënë nga ndërtimi i segmentit rrugor Kalimash-Morinë. Përveç atyre pronarëve të tokës, të cilët kohë më parë janë miratuar nga qeveria për t u shpronësuar apo kompensuar, kësaj radhe janë miratuar të gjithë personat, të cilët nuk ishin në listën e miratuar kohë më parë. Sipas këtij vendimi, të gjithë pronarët e tokës apo objekteve të ndërtuara që i kap ky segment rrugor, dhe që nuk kanë figuruar në listën e mëparshme, tashmë do të kenë të drejtë të marrin shpronësimin apo kompensimin e tokës apo objektit të tyre. Likuidimi dhe shpronësimi shtesë të fillojnë më 30.12.2008 dhe të përfundojnë më 30.3.2009, për listën shtesë të këtij segmenti. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave. Në pikën 3, të vendimit nr.84, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Ndryshimet
Sipërfaqja tokë arë nga “351 569 (treqind e pesëdhjetë e një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2 ” bëhet “342 455 (treqind e dyzet e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë) m2 ”; Vlera e tokës arë nga “160 173 400 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind) lekë” bëhet “155 616 400 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e katërqind) lekë”. Sipërfaqja tokë truall nga “12 229 (dymbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e nëntë) m2 ” bëhet “17 209 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntë) m2 ”. Vlera e tokës truall nga “19 087 730 (nëntëmbëdhjetë milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë) lekë”, bëhet “46 522 550 (dyzet e gjashtë milionë e pesëqind e njëzet e dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë”. Vlera e përgjithshme e shpronësimit nga “281 775 816.7 (dyqind e tetëdhjetë e një milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë pikë shtatë) lekë”, bëhet “304 653 636.7 (treqind e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë shtatë) lekë”.
Shtesat
Shtohet sipërfaqja truall, 883 (tetëqind e tetëdhjetë tre)m2, vlerësuar me çmimin 1 350 (një mijë e treqind e pesëdhjetë) lekë/ m2, me vlerë 1 124 550 (një milion e njëqind e njëzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë; Shtohet objekti, me vlerë 14 325 740 (katërmbëdhjetë milionë e treqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e dyzet) lekë, në pronësi të Bedri Hamit Shehut, me vlerë totale 15 450 290 (pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë.
Në listën e lagjes “Drinas”, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi ndryshojnë pronarët për pasuritë, si më poshtë vijon:
nr.157/4, nga “Tahir Zenel Oruçi” në “Habibe Ahmet Oruçi”.
nr.157/5, nga “Qemal Zenel Oruçi” në “Tahir Zenel Oruçi”.
nr.157/1 dhe nr.157/2 nga “Petrit Rasim Oruçi” në “Qemal Zenel Oruçi”.
nr.157/3 nga “Habibe Ahmet Oruçi”, në “Qemal Zenel Oruçi”.
Pronarët e lagjes “Drinas”, Kukës, të kompensohen për diferencën e konvertimit në truall të sipërfaqes së shpronësuar dhe për sipërfaqen tokë arë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Totali i diferencës së konvertimit, prej 25 283 320 (njëzet e pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e njëzet) lekësh, dhe shtesa e shpronësimit, prej 15 450 290 (pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekësh, me një vlerë të përgjithshme, prej 40 733 610 (dyzet milionë e shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekësh, të përballohen nga zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Likuidimi dhe shpronësimi shtesë të fillojnë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009. Pronarët e përmendur në listën, që і bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen për diferencën përkatëse të konvertimit të tokës në truall dhe të shpronësohen, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronari Bedri Hamit Shehu, që shpronësohet për pikë karburanti, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë dhe dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të pikës së karburantit. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afateve të përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të likuidojë pronarin Bedri Hamit Shehu për pikën e karburantit, në bazë të dokumentacionit ligjor të pronësisë dhe në bazë të dokumentacionit tekniko-ligjor të kësaj pike karburanti. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Segmenti rrugor Sarandë-Krane-Konispol
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Sarandë-Krane-Konispol (toka). Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 145 693 (njëqind e dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) m2, tokë arë, me vlerë 19 204 752.6 (nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy, pikë gjashtë) lekë, për sipërfaqen 2 529 (dy mijë e pesëqind e njëzet e nëntë) m2, me vlerë 2 829 636 (dy milionë e tetëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë, pikë gjashtë) lekë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 3 885 000 (tre milionë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 22 034 388.6 (njëzet e dy milionë e tridhjetë e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e tetë pikë gjashtë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Segmenti rrugor Levan-Tepelenë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan-Tepelenë. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 401 780 (katërqind e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) m2, tokë arë, me vlerë 195 339 652 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e treqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy) lekë, për sipërfaqen 2 397 (dy mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë) m2, tokë truall, me vlerë 1 260 577 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, për sipërfaqen 2 665 (dy mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) m2, kullotë, me vlerë 338 016 (treqind e tridhjetë e tetë mijë e gjashtëmbëdhjetë) lekë, objekte, me vlerë 55 838 369 (pesëdhjetë e pesë milionë e tetëqind e tridhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 252 776 614 (dyqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) lekë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 3 482 500 (tre milionë e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 252 776 614 (dyqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) lekë, të përballohet nga zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, (detyrim ndaj të tretëve), të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë përmbushur detyrimet ligjore. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, në bazë të të dhënave të marra nga regjistri hipotekor, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë përfunduar procedurat e regjistrimit të objektit të shpronësuar dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e objekteve do të likuidohen pasi të kenë paraqitur edhe dokumentacionin tekniko-ligjor për këto objekte. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë dhe dokumentacionit tekniko-ligjor, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të vendimit. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Segmenti rrugor Romanat-Plepa
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Romanat-Plepa, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2 190 (dy mijë e njëqind e nëntëdhjetë) m2, tokë arë, të vlerësuar me çmimin 662 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë/ m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 1 449 780 (një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 382 500 (treqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 1 449 780 (një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008