Sherr në “Party”, masakrohet me thika nga adoleshentët
Autori i Lajmit: red.
Një 16-vjeçar është plagosur me dy thika në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa ishte në një mbrëmje argëtimi me shokët e klasës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë së Fierit, sipas të cilave mësohet se shkak, sipas hetimeve policore, mësohet të jetë bërë një sherr mes të rinjve. Ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, policia ka ndaluar të dyshuarin që qëlloi me thikë 16-vjeçarin dhe po heton për të gjetur motivin e kësaj ngjarjeje.
Burimet zyrtare të spitalit dhe të Komisariatit të Policisë Fier bënë të ditur sot se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marinëz të komunës Kuman në rrethin e Fierit. Klodian Ruko, 16 vjeç, lindur e banues në Marinëz ka qenë në një festë me shokët e klasës. Burimet pohuan se në festë ai ka debatuar me një bashkëmoshatar, Arben Nuka. Debati i nisur në festën e të rinjve, që zhvillohej në një lokal të fshatit Marinëz, ka vijuar edhe në mbrëmje gjatë kohës kur dy të rinjtë ishin duke pirë kafe me shokët e përbashkët. Sipas burimeve policore, mësohet se 16-vjeçari Klodian Ruko ka dashur një sqarim me autorin që e plagosi. Por ky i fundit jo vetëm që e ka fyer dhe sharë me fjalë ofenduese, por ka arritur të sigurojë një mjet prerës, që policia thotë se ka qenë thikë, dhe me të ka qëlluar në përleshje të riun, duke i shkaktuar atij dy plagë në këmbën e majtë. Shokët si dhe personat që gjendeshin në lokalin ku ndodhi sherri menjëherë kanë bërë transportin e Klodian Rukos drejt spitalit. Në repartin e kirurgjisë së spitalit të deklarojnë se plagët e thella që kishte marrë Ruko kanë bërë që Klodian Ruko t i nënshtrohet një ndërhyrjeje më të specializuar mjekësore, pasi ka marrë dy plagë në këmbën e majtë. Policia tha se ka mundur të identifikojë të dyshuarin, pak minuta pas ngjarjes. Pas ndalimit të të riut Arben Nuka, policia tha se po e heton për të gjetur motivin e ngjarjes, ndërkohë që akuza e ngritur ndaj tij është ajo e plagosjes me dashje.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008