Tarifat e qirave te tokes ne zonat bregdetare
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e enjte në mbrëmje në mbledhjen e radhës, tarifat e reja të qirave dhe enfiteozës për gjithë qytetet në vend. Ky vendim i marrë nga qeveria, ndryshon tërësisht procedurat e marrjes me qira të objekteve shtetërore, truall i lirë, ndërtesa, linja prodhimi apo pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore, me karakter kombëtar, kulturor, historik, muzeal, arkeologjik, pasuritë shtetërore voluminoze, si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, për terrenet sportive, për truall funksionale etj. Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 5, tё aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datё 24.7.2008, dhe të neneve 784 e 801, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Kёshilli i Ministrave. Pasuritё shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, kriteret e konkurrimit, e drejta, kompetencat dhe afatet. Pasuritё shtetёrore u jepen tё tretёve, me qira ose enfiteozё, nёpёrmjet procedurёs sё konkurrimit. Pasuritё, qё jepen me qira, sipas përcaktimit të pikës 1, të kёtij vendimi, janё ndёrtesat, trualli i lirë, trualli i lirё funksional (jo nёn ndёrtesё), makineritё e pajisjet dhe linjat e prodhimit. Pasuritё, qё jepen me enfiteozё, sipas përcaktimit të pikës 1, të kёtij vendimi, janё vetёm pasuritё e paluajtshme tё institucioneve shtetёrore, tё ndёrmarrjeve shtetёrore dhe tё shoqёrive tregtare, me kapital 100 pёr qind shtetёror.
Kriteret e konkurrimit nё dhёnien me qira:
Niveli i investimit; niveli i punёsimit; tarifa e qirasё mujore. Institucionet, qendrore e vendore, mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.
Kriteret e konkurrimit pёr dhёnien me enfiteozё:
Niveli i investimit nё pasuri tё paluajtshme, pёr pёrmirёsimin e pronёs, i cili tё jetё mbi 200 pёr qind e vlerёs sё objektit, të shpallur për konkurrim; Qёllimi dhe niveli i investimit, nё tёrёsi, nё objekt; Niveli i punёsimit; Tarifa e detyrimit mujor.
Pёrjashtohen nga konkurrimi:
Dhёnia me qira e sipёrfaqeve deri nё 200 m2, të cilat jepen me afat deri nё 1 vit.
Dhёnia me qira e pasurive tё ndёrmarrjeve e shoqёrive shtetёrore, subjekteve tё pajisura me leje shfrytёzimi tё pasurive natyrore minerare, të peshkimit, ujёrave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit në ndihmë të zhvillimit të veprimtarisë, për të cilën është licencuar. Në rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të shfrytëzimit, subjekti i licencuar ka të drejtën e lidhjes së kontratёs së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga biznesplani, i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), me të drejtë ripërsëritjeje deri në përfundimin e periudhës së licencimit. Shtesat nё kontratё tё sipёrfaqeve, ndёrtesave, objekteve ose tё linja-makinerive, qё kёrkohen nga qiramarrёsit pёr tё pёrmirёsuar ose shtuar veprimtarinё, pa e ndryshuar objektin e veprimtarisё. Shtesa nё kontratё bёhet pёr sipёrfaqe deri nё 500 m2 që shtrihen në kufi me objektin e kontratës së qirasë.
E drejta e lidhjes sё kontratёs sё qirasё dhe afatet
Ndёrmarrja, shoqёria apo institucioni shtetёror, i cili jep me qira, pёr njё afat deri nё 1 vit, objektet, me sipёrfaqe deri nё 200 m2, (ku të jetë përfshirë edhe sipërfaqja funksionale), objektet voluminoze, si depozita, sillose etj., me vëllim deri nё 300 m3, si dhe makineri, pajisje, linja teknologjike, tё shkёputura ose brenda kёtyre sipёrfaqeve. Organi, qё ushtron tё drejtёn e pёrfaqёsuesit tё pronarit tё pronёs shtetёrore tё ndёrmarrjes, shoqёrisё apo institucionit shtetёror, i cili jep me qira deri nё 20 vjet, sipёrfaqe mbi 200 m2, objekte voluminoze, si depozita, sillose etj., me vëllim mbi 300 m3, makineri, pajisje, linja teknologjike, etj., brenda kёtyre sipёrfaqeve. Afati i lidhjes së kontratës, për sipërfaqet 200 m2 deri 500 m2 do të jetë deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 do të jetë deri në 20 (njëzet) vjet. Pёr pasuritё, ku tё drejtёn e pёrfaqёsuesit të pronarit tё pronёs shtetёrore e kanë njësitë e pushtetit vendor, lidhja e kontratave bëhet sipas kritereve të përcaktuara në shkronjat “a” e “b”, të kësaj pike. Tё drejtёn e lidhjes sё kontratёs sё enfiteozёs pёr pasurinё shtetёrore, me afat deri në 20 vjet, e ka organi, qё ushtron tё drejtёn e pёrfaqёsuesit tё pronarit mbi të. Pasuritё, nё administrim tё Drejtorisё sё Shёrbimeve Qeveritare, jepen me qira prej saj, me afat deri nё njё vit, pa kufizim pёr sipёrfaqen, sipas tarifave tё pёrcaktuara nё tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi. Mbi këtë afat kontrata lidhet nga pёrfaqёsuesi i pronarit tё pronёs shtetёrore, duke zbatuar tarifat e këtij vendimi. Pasuritё, nё administrim tё Autoritetit Portual, Durrёs, jepen me qira ose enfiteozё prej tij, nё pёrputhje me ligjin nr.9130, datё 8.9.2003, “Pёr Autoritetin Portual”, sipas procedurave tё kёtij vendimi. Të gjitha kontratat e lidhura para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9130, datё 8.9.2003, “Pёr Autoritetin Portual”, i kalojnë Autoritetit Portual. Monumentet e Kulturës jepen me qira ose enfiteozë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në përputhje me ligjin nr.9048, datё 7.4.2003, “Pёr trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, sipas udhëzimit të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Tё drejtёn e lidhjes së kontratës së qirasë me subjektet e pajisura me leje shfrytёzimi tё pasurive natyrore minerare, të peshkimit, ujërave e veprimtarive të tjera, të ngjashme, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ia autorizon, në emër dhe për llogari të saj, rast pas rasti, institucionit, që ka të drejtën e dhёnies sё lejes sё shfrytёzimit, në përputhje me përcaktimet e Kodit të Procedurës Administrative.
Dokumentacioni pёr marrjen me qira, pёrmban:
a)Kёrkesën e subjektit pёr marrjen me qira tё objektit.
b)Planbiznesin e hollёsishёm pёr vёnien nё funksionim tё objektit, ku tё pёrshkruhen qartё plani i punёsimit, plani i investimeve dhe treguesit, që do të realizohen.
c)Ofertёn pёr tarifёn mujore tё qirasё.
ç)Certifikatën e regjistrimit të subjektit në QKR ose vendimin e regjistrimit në gjykatë.
d)NUIS-in dhe vёrtetimin nga dega e tatimeve pёr shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.
dh)Vёrtetimet nga institucionet përkatëse se subjekti nuk është në ndjekje penale dhe se nuk ka proces gjyqësor lidhur me veprimtarinë.
Ky dokumentacion ёshtё i vlefshёm edhe nё rastet kur objekti jepet me qira, pa konkurrim.
Dokumentacioni pёr marrjen me enfiteozё, pёrmban;
a)Kёrkesёn pёr marrjen me enfiteozë tё objektit.
b)Planbiznesin e hollёsishёm pёr pёrmirёsimin e pronёs.
c)Nivelin e investimeve tё parashikuara nё pasuri tё paluajtshme dhe nё objektin, nё tёrёsi, shoqёruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetёr paraprak, si dhe burimin e financimit tё projektit.
ç)Ofertёn pёr tarifёn mujore të detyrimit.
d)CV-nё e subjektit, ku tё tregohet pёrvoja nё fushёn e veprimtarisё ekonomike, qё do tё ushtrohet nё objektin, i cili jepet me enfiteozё, tё shoqёruar me dokumentacionin vёrtetues.
dh)Dokumentacionin ligjor tё subjektit konkurrues, si vendimin e gjykatës, statutin dhe aktin e themelimit.
e)Dokumentacionin fiskal, si certifikatën tatimore e NUIS-in.
ë)Vёrtetimin nga dega e tatimeve, qё subjekti ka shlyer apo nuk ka detyrime tatimore.
f)Vёrtetimin nga dega e doganёs se ka zhvilluar eksport apo kontratat eksportuese efektive, nё rastet kur subjektet kryejnё veprimtari eksportuese.
Tarifat dysheme për qiranë dhe enfiteozën
Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, caktohet si shumë e tarifës për ndërtesën, truallin e lirë funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj., të përcaktuara, si më poshtë vijon:
Tarifat për ndërtesat:
1. brenda unazës së vjetër të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj, jashtë unazës e brenda vijave kufizuese të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 lekë/m2 në muaj;
2. brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj;
3. jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj;
4. brenda vijave kufizuese të bashkive Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj.
5. jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, jo më pak se 50 lekë/m2 në muaj.
6. që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane “Duty Free” dhe agjenci shërbimi, në aeroporte e dogana, jo më pak se 2 500 lekë/m2 në muaj;
7. që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, jo më pak se 1 000 lekë/m2 në muaj.
Pasuritë që jepen me qira
- Për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore, me karakter kombëtar, kulturor, historik, muzeal, arkeologjik, të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor, e paraqitur më lart, do të shumëzohet me 2.
- Për makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, galeritë minerare, etj, vlera e qirasë vjetore llogaritet sipas VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur sipas akteve nënligjore në fuqi, pjesëtuar me vitet e mbetura deri në amortizimin e plotë të tyre. Në rastin kur makineritë, pajisjet, linjat teknologjike e galeritë minerare janë të amortizuara, llogaritja e qirasë vjetore të bëhet sipas VAM-it, të përcaktuar nga eksperti vlerësues dhe të miratuar nga komisioni vlerësues i ndërmarrjes, pjesëtuar me 10.
- Për objektet voluminoze, si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira, me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve të Tiranës, Beratit, Durrësit, Fierit, Korçës, Lushnjës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Krujës, Laçit e Lezhës tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj.
- Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë është 100 lekë/ m2 në muaj.
- Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
- Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit, dhe 30 lekë/m2 në muaj, jashtë qytetit.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, për mjediset e Pallatit të Kongreseve me miratimin e ministrit, që mbulon ekonominë, zbaton tarifa më të ulëta se ato të parashikuara më lart.
Stimulimi dhe ulja e qirase për biznesin
Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që i ka marrë me qira ose enfiteozë vërteton se ka plotësuar kriteret e mëposhtme:
a)Për punësimin mesatar vjetor, me sigurime shoqërore
i. kur punësohen 50 – 150 veta, zbritja është 10 për qind;
ii. kur punësohen 151 – 200 veta, zbritja është 20 për qind;
iii. kur punësohen 201 – 500 veta, zbritja është 30 për qind;
iv. kur punësohen mbi 500 veta, zbritja është 40 për qind.
Për investimet e kryera
i. 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë deri në 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë, zbritja është 10 për qind;
ii. 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekë deri në 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, zbritja është 20 për qind;
iii. mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, zbritja është 30 për qind.
Realizimi i dy treguesve, në uljen e vlerës së detyrimit mujor, zbatohet si shumë e tyre, për të gjitha kontratat në fuqi, të lidhura para daljes së këtij vendimi, për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës së qirasë ose enfiteozës, ndërsa ulja e vlerës së detyrimit mujor nga niveli i punësimit vlen për 1 (një) vit, në funksion të vërtetimit vjetor të punësimit, të lëshuar nga institucionet shtetërore përkatëse.
Tarifa e qirasë ose e enfiteozës, e pasurive shtetërore, kur qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi kryen një veprimtari prodhuese, do të jetë 1 euro kontrata. Kriteret e konkurrimit, për këto raste, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rast se subjekti nuk realizon kushtet e kontratës, tarifat e qirasë përllogariten sipas atyre të përcaktuara në kapitullin III, të këtij vendimi, si dhe subjekti penalizohet me gjobë, në masën e garancisë së depozituar, në çastin e lidhjes së kontratës. Vlera e garancisë për këto subjekte do të jetë 10 për qind e vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit. Këshilli i Ministrave përcakton, gjithashtu, kriteret në bazë të të cilave kontratat e qirasë ose enfiteozës, të lidhura përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të bëhen me tarifën 1 euro kontrata. Në rastet kur pasuria e paluajtshme, dhënë në përdorim të tretëve, në bazë të një kontrate qiraje apo enfiteoze, i është njohur pronarit, tarifa e qirasë ose enfiteozës, për pjesën e njohur pronarit, do të jetë ajo e nënshkruar në kontratë, ndërsa për pjesën tjetër tarifa do të jetë 1 euro kontrata.
Shpërndarja e të ardhurave
Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë ndahen, si më poshtë vijon: 70 për qind, buxheti i shtetit; 30 për qind, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin e dhënë me qira. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve të institucioneve, ndërmarrjeve e shoqërive shtetërore, me karakter kombëtar, kulturor e historik, muzeal, arkeologjik e sportive, ndahen, si më poshtë vijon: 10 për qind, buxheti i shtetit; 90 për qind, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin e dhënë me qira. Të ardhurat, që krijohen nga lidhja e kontratave me organet e pushtetit vendor, për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore, për të cilat ato zotërojnë të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, ndahen, si më poshtë vijon: 10 për qind, buxheti i shtetit; 60 për qind, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror, që ka në administrim objektin e dhënë me qira. 30 për qind, organi i pushtetit vendor, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Autoritetit Portual, Durrës, të përdoren prej tyre, për të mbuluar shpenzimet e veta. Të ardhurat, që krijohen nga dhënia me qira e pasurive të universiteteve dhe shkollave të larta, në mbështetje të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndahen, si më poshtë vijon: 10 për qind, për buxhetin e shtetit; 90 për qind, për institucionin.
Vlefshmëria e kontratave
Kontratat e qirasë ose të enfiteozës janë të vlefshme deri në përfundim të afatit të tyre. Kur ndërmarrja, shoqëria apo institucioni, që ka dhënë mjedise me qira ose enfiteozë, shitet para përfundimit të afatit të kontratës, në njoftimin për shitjen e tyre shënohen ekzistenca e kontratës së qirasë ose enfiteozës, si dhe vlera e investimit të kryer nga subjekti, që e ka marrë me qira ose enfiteozë. Blerësi është i detyruar të respektojë kushtet e kontratës deri në përfundim të afatit të saj.
Për truallin, dhënë në përdorim të tretëve, në bazë të një kontrate qiraje ose enfiteoze, të njohur dhe kthyer pronarit në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kur ndërtesa në pronësi të pronarit shtet nuk përdoret për interes publik, shteti detyrohet t i paguajë subjektit të shpronësuar qiranë e truallit, të përfshirë në kontratën e qirasë apo të enfiteozës, për të cilën ai është njohur pronar, sipas vlerës respektive, të përcaktuar në kontratën e lidhur. Vlera e qirasë së truallit, që i kalon pronarit, është sa shuma e vlerës së qirasë së truallit të lirë funksional me vlerën e qirasë së truallit nën ndërtesë. Qiraja për m2 e truallit funksional do të jetë sipas tarifës së përcaktuar në kontratë. Qiraja për m2 e truallit nën ndërtesë, e cila në kontratë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës, do të llogaritet 20 për qind e tarifës së qirasë për ndërtesën, të përcaktuar në kontratë.
Investimi nën 150 për qind të vlerës së truallit
Kur investimi i kryer nga subjekti, që ka marrë me qira apo enfiteozë, është nën 150 për qind të vlerës së truallit, me kërkesë të pronarit të shpronësuar të tij, qiraja e truallit i kalon pronarit, sipas tarifave, të përcaktuara në kontratë.
Investimi mbi 150 për qind të vlerës së truallit
Kur investimi i kryer nga subjekti, që e ka marrë me qira ose enfiteozë, është mbi 150 për qind të vlerës së truallit, subjektit i lind e drejta e privatizimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, të objektit të marrë me qira ose enfiteozë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ky lajm është publikuar: 26/12/2008