"Ja pse e meritoi Cana shiritin"
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mbërriti te Sandërlendi si një nga përforcimet kryesore për trajnerin Stiv Brus dhe ai është sigurisht një nga blerjet më impresionese të kësaj skuadre. I njohur për ndërhyrjet e tij të ashpra dhe për faktin se nuk dorëzohet kurrë gjatë një ndeshjeje, mesfushori i Kombëtares kuqezi është shndërruar në një kolonë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së "Maceve të Zeza" të Premier Leagues. Ai luan rallë më pak se 90 minuta të plota, madje edhe nëse e ka dorën të thyer. Kapiteni i ri i Sandërlendit ishte blerja e tretë e trajnerit Stiv Brus në merkaton e verës, që prej emërimit të tij si teknik në impiantin "Stadiumi i Dritës". Marrëveshja me të u arrit vetëm pak para ndeshjes miqësore që "Macet e Zeza" do të luanin kundër spanjollëve të Atletikos së Madridit në kryeqytetin Amsterdam, ku ekipi anglez po zhvillonte edhe fazën përgatitore në prag të fillimit të sezonit. Pas bisedimeve mes palëve, për trajnerin Brus ishte surprizë përgjigjja pozitive e Canës, i cili vendosi të braktiste nënkampionin e Francës, Olimpikun e Masejës, për të nënshkruar për katër sezone me Sandërlendin.
Trajneri i ri i Sandërlendit është totalisht i palëkundur në vendimin e tij. Duke folur për faqen zyrtare të klubit në internet "SAFC.com", Brus tha: "E kam marrë tashmë vendimin dhe Loriku do të mbajë rolin e kapitenit në sezonin e ri". "Ai ka qenë edhe më parë kapiten, te klubi nga i cili erdhi, Olimpiku i Marsejës, nënvizoi më tej tekniku i ‘Maceve të Zeza‘ të Premier Leagues. Disa njerëz mund të ngrysin vetullat e të mendojnë: ‘Po ai është një lojtar i huaj‘, por Loriku e flet anglishten në mënyrë të përsosur, ka moshën dhe eksperiencën e duhur, është kapiten i Kombëtares së vendit të tij (një fakt jo plotësisht i saktë, të cilin anglezët siç duket ende nuk e kanë mësuar se ai ka mbajtur shiritin e zëvendëskapitenit në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Ari Han), ka qenë edhe kapiten i Marsejës".
"Mendoj se kushdo që e ka parë me vëmendje lojën e tij, do të arrijë të kuptojë arsyet që më shtyjnë mua ta caktoj kapiten të skuadrës, sqaroi më tej Stiv Brus. Loriku është një shembull për t‘u ndjekur". Brus vazhdoi kështu të shpjegonte një për një pse eksperienca e Lorik Canës e bën atë pasardhësin e natyrshëm në rolin e kapitenit të Din Uithed, i cili u largua nga Sandërlendi për të zënë vend te skuadra e Stok Sitit gjatë verës. Këtë fundjavë, kapiteni i ri i "Maceve të Zeza" ka mbërritur në Shqipëri për të luajtur me Kombëtaren kuqezi kundër Danimarkës, takimi i vlefshëm për eliminatoret e Botërori 2010. Shqipëria është e parafundit në grupin e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës, me gjashtë pikë nga tetë ndeshje. Danimarka është në një pozicion shumë komod, pasi ajo kryeson grupin 1 me 16 pikë nga gjashtë ndeshje të luajtura deri tani, duke e shndërruar sfidën e së mërkurës në një ndeshje të madhe për kapitenin e ri të Sandërlendit. Ndërkohë që rikthimi në Premier League do të shoqërohet me të tjera sfida interesante të këtij sezoni.