Ushtarakët kosovarë nga shtatori studime në Shqipëri
Ushtarakët e parë kosovarë do të nisin që në shtator të këtij viti studimet në institucionet akademike në vendin tonë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri Oketa, gjatë një takimi me Komanadatin e FSK.
TIRANE- Ushtarakët e parë kosovarë do të nisin që në shtator të këtij viti studimet në institucionet akademike në vendin tonë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, gjatë një takimi me Komanadatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Suljeman Selimi.
Ministri Oketa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa gjeneral Selimi e njohu ministrin Oketa me situatën në Kosovë, Oketa vlerësoi se pozicioni në të cilin ndodhet Shqipëria tani si një vend anëtar i NATO-s, por edhe shumë afër Kosovës, do të përkthehet në një përvojë dhe mbështetje për modernizimin dhe zhvillimin e mëtjshëm të Forcës së Sigurisë në Kosovë.
(e.n/News24/BalkanWeb)