Ja sa do të rriten pagat e pensionet për 4 vitet e ardhshme
Autori i Lajmit: red.
Projektbuxheti
Sektori buxhetor do të përballet me rritje të mëtejshme të pagave edhe në katër vitet e ardhshme. Sipas projektit të Ministrisë së Financave për shtesat dhe rritjet e pagave të administratës publike, ritmet e rritjes së pagave për punonjës e buxhetorë, do të shkojnë drejt të njëjtit trend rritës.
Ministria e Financave, në programimet afatmesme të buxhetit, njofton se rritja mesatare e pagave deri në vitin 2012 do të jetë me rreth 4.7 përqind në vit. Ndërkohë që sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, sërish do të kenë një rritje të diferencuar pagash me ritmet 8-10 përqind.
Ekspertët
Ekspertët në Ministrinë e Financave sqarojnë, se punonjësit buxhetorë do të mund të marrin të njëjtën vlerë neto të rritjes së pagës, si në katër vitet e shkuara, për shkak se baza e tyre tashmë është e lartë. Duke e parë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si një sfidë që duhet kryer në këto katër vite, rritja e pagave dhe pensioneve përbën njëkohësisht një nga mënyrat për të plotësuar kushtet, në lidhje me standardet e jetesës. Në këtë proces, rritja më e madhe e nivelit të pagës mujore, do të jetë për mësuesit dhe mjekët. Në sektorin e shëndetësisë, rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve, do të jetë më e lartë për shkak të bazës së ulët që ato kanë. Në këtë mënyrë, do të operohet edhe për pagat e sektorit të arsimit, ku rritjen më të madhe në përqindje, do ta përfitojnë punonjësit në sistemin parauniversitar.
Skema
Gjithashtu gjatë 4 viteve në vazhdim, do të ketë një politikë të qëndrueshme të pagave për sektorin e rendit dhe të ushtrisë. Për Ministrinë e Mbrojtjes, tani që është bërë anëtare e NATO-s, projektbuxheti i vitit 2010 parashikon rreth 20 milion dollarë më tepër fonde. Buxheti për ushtrinë sa i takon investimeve pritet të jetë rreth 75 milion dollarë, afro 5 milion më shumë se viti 2009. Ndërsa, administrata qendrore do të përfitojë një rritje page mesatare, jo më shumë se 4 përqind. Ekspertët e buxhetit në Ministrinë e Financave pohojnë se, rritja do të nisë të aplikohet në mes të vitit, siç është bërë traditë tashmë. Të njëjtët ekspertë shpjeguan se, kategori të veçanta të buxhetorëve do të përfitojnë përqindje të ndryshme pagash. Mirëpo kategorizimet do të bëhen nga Departamenti i Administratës Publike, pasi qeveria të ketë marrë vendimin, për të harmonizuar kështu masën e rritjes së pagës me statusin e nëpunësit civil. Politika buxhetore e rritjes së pagave, ka në themel rritje të përvitshme të pagave në administratën publike, ku përparësi do të kenë pagat e ulëta, duke synuar ngushtimin e diferencave, mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët.
Pagat
Arsimi dhe shëndetësiame rritjen më të lartë
Ministria e Financave, në programimet afatmesme të buxhetit, njofton se rritja mesatare e pagave deri në vitin 2012 do të jetë me rreth 4.7% në vit. Ndërkohë që, sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, serish do të kenë një rritje të diferencuar pagash me ritmet 8-10 përqind. Në këtë proces rritja më e madhe e nivelit të pagës mujore, do të jetë për mësuesit dhe mjekët.
Pensionet do të rriten me 12 për qind
Rritja e pensioneve do të jetë mesatarisht 12 përqind në vit gjatë periudhës 2010-2012. E gjithë kjo vjen pasi, qeveria ka miratuar kuadrin makroekonomik dhe treguesit fiskalë për tre vitet e ardhshme, ku është parashikuar një rritje e diferencuar e pagave për buxhetorët, por edhe rritja e pagesës së përmuajshme për pensionistët. Sipas relacionit përkatës, rritja e pensioneve do të jetë mesatarisht 12 përqind në vit. Shtimi i pensioneve bëhet në mënyrë të diferencuar për pensionet e fshatit dhe të qytetit, duke ruajtur raportin mes pensionit minimal dhe atij maksimal. Zakonisht rritja më e madhe bëhet për pensionet e fshatit.
Shpenzimet buxhetore
Për vitin 2010-2012 parashikohet të arrijnë rreth 32,02% të PBB-së. Sipas ekspertëve, në këtë vlerësim nuk përfshihet përdorimi i të ardhurave nga privatizimet strategjike, pasi ato do të jenë objekt i buxheteve suplementare. Burimet do të përdoren kryesisht për reduktimin e deficitit buxhetor në rreth 3,0 përqind të PBB-së dhe për mbajtjen e një ritmi të lartë të investimeve prej 7,25 përqind të PBB-së në vitin 2010 - 6,98 përqind në 2011 dhe 6,83 përqind në vitin 2012. Shpenzimet korrente parashikohen përkatësisht në masën 23,51 përqind më 2010-n, sipas relacionit të kuadrit makroekonomik, 23,57 përqind më 2011-n dhe 23,55 të PBB-së në vitin 2012.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009