Rritja ekonomike, qeveria parashikon 6 për qind
Autori i Lajmit: red.
Pavarësisht deklaratave dhe kundërshtive për nivelin e rritjes ekonomike, qeveria vijon të jetë optimiste. Në parashikimet e saj rritja ekonomike nuk do të bjerë nën 6 përqind edhe gjatë viteve të ardhshme. "Duke marrë plotësisht në konsideratë edhe situatën e pafavorshme të krijuar në ambientin e jashtëm, e cila pritet të vazhdojë të paktën edhe për një periudhë afatshkurtër, rritja ekonomike për periudhën 2010-2012 parashikohet të jetë në nivelet e 6-7 përqind. Ndërsa inflacioni rreth nivelit prej 3 përqind", theksohet në relacionin shoqërues të dokumentit të miratuar. Më konkretisht, parashikohet që rritja ekonomike për tre vitet që dokumenti merr në shqyrtim të jetë 6,7 përqind për vitin 2010, 6,9 përqind për vitin 2011 dhe 6,6 përqind për vitin 2012. "Krahas mbikqyrjes së sistemit bankar nga afër politika monetare është materializuar kryesisht në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbikqyrjen e likuiditetit, si dhe ruajtjen e ekuilibrave financiarë të sistemit, duke mos ndryshuar normën bazë të interesit", thekson relacioni.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009