E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi i grave për deputete, Zaçe: Ndëshkime nëse nuk respektohet kuota

Kuota 30% e kandidateve per deputet ne listat e partive politike duhet te jene gra. Kështu deklaroi zv/ ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Marjeta Zaçe. Sipas saj, në rast se kjo kuotë nuk do të plotësohet nga subjektet politike, atëherë për ato parashikohen dhe sanksione në baze te ligjit për barazi në shoqëri, por edhe kodit zgjedhor. Ajo tha se këto ndëshkime shkojnë nga mospranimi i listave nga KQZ deri tek ato financiare. Në listat e përfaqësimit nga partitë politika do të jetë kuota 30% sepse ka dhe sanksione. Sanksioni i parë është që ato lista nuk do të pranohen, në rast se insistojnë se nuk do të kenë 30% të grave në lista atëherë do të dënohen më sanksion financiar , tha Zaçe. Drejtuesit e programeve që operojnë në vend për përfaqësimin e grave në jetën politike e kane quajtur një hap pozitiv kuotën prej 30% e cila sipas tyre  duhet te zbatohet nga partitë politike. Duhet të shkojmë mbi 30%, kjo është dysheme. Ne nuk duhet të lejojmë të zbresim nën ketë nivel. Edhe këtë kuotë e kemi konsideruar sukses të madh nga aspekti ligjor, tha Merita Poni. Në këtë aktivitet kane marre pjese përfaqësuese te forumeve te ndryshme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›