E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja shanset për të fituar në 9 degët më të preferuara

Kandidatët për studentë duhet të dinë se sa është mundësia e tyre për të fituar në degët më të kërkuara. Shumë prej tyre kanë zgjedhur top degët e universiteteve pa e ditur se sa është mundësia reale për të fituar sepse nuk kanë pasur ndonjë informacionin se sa kanë qenë kërkesat për këto degë, dhe aq më tepër kuotat e secilës degë. Kështu, specialistët e Drejtorisë Arsimore të Rajonit të Tiranës tregojnë 9 degët më të kërkuara të vitit të kaluar dhe kuotat që kanë qenë në dispozicion. “Këto degë janë të kërkuara prej vitesh, ndaj dhe këtë vit mendojmë se do të jenë pothuajse të njëjtat kërkesa, dhe maturantët është mirë të njihen me mundësitë që kanë për të fituar sipas degëve”,- shpjegojnë specialistët e DART-it duke shtuar se vetëm një përgatitje shumë e mirë mund të shpallte fitues në këto degë kandidatët për studentë.

Degët e kërkuara

Nëse keni ndërmend të vazhdoni arsimin e lartë duhet të këshilloheni saktësisht në lidhje me mundësitë që keni për të fituar. Kjo do të thotë se kandidatët për studentë duhet të dinë kërkesat dhe kuotat që ofron secila degë. Kështu, në top degët e kërkuara, sipas statistikave prej vitesh mbetet Fakulteti Ekonomik pasi vitin e kaluar kishte plot 24 011 kërkesa, për 1250 vende, çka do të thotë se për një vend kanë konkurruar 19 persona. “Ndër degët më të preferuara vazhdon të mbetet prej vitesh Fakulteti i Drejtësisë pasi çdo vit numërohen mbi 20 mijë kërkesa nga kandidatët për studentë, që i bie që për një vend kanë konkurruar mbi 20 persona”,- shpjegojnë specialistët e arsimit. Ndërkohë top listës së fakulteteve të kërkuara i bashkohen edhe degët Psikologji, Punë Sociale, Shkenca Politike pasi vitin e kaluar për këto degë kishte plot 27 918 kërkesa, për 400 vende dhe raporti për të fituar ka qenë 1 person në 69 kandidatë. “Kulmi i kërkesave vitin e kaluar ka arritur edhe në degën e Historisë në Fakultetin e Histori Filologjisë, pasi për 350 vende konkurruan 19615 kandidatë dhe raporti për të fituar ishte 1 person në 56 konkurrues”, shpjegojnë specialitet duke shtuar se ndër degët e kërkuara renditet edhe Fakulteti i Mjekësisë pasi për 510 vende, janë hedhur në garë plot 13 524 kërkesa. “Të gjitha këto të dhëna tregojnë se maturantët nuk kishin këshillimin e duhur për zgjedhjen e degës sipas rezultateve të arritura, ndaj është mirë që kandidatët për student tashmë të marrin në konsideratë raportin mes kërkesave dhe kuotave të ofruara për çdo degë.

Probabiliteti për të fituar në 9 degët me të kërkuara.

1 fitues në 56 kandidatë ka pasur vjet në degën Histori të Fakultetin e Histori Filologji. Për 19615 kërkesa u ofruan 350 kuota.

1 fitues për më shumë se 20 kandidatë ka pasur vitet e fundit në Fakultetin e Drejtësisë. Mbi 20 mijë aplikime.

1 fitues në 69 kandidatë ka pasur vjet në degët Psikologji, Punë Sociale, Shkenca Politike. Për 27 918 kërkesa, kishte 40 kuota.

1 fitues në 19 kandidat ka pasur vitin e kaluar në Fakultetin Ekonomik. Për 24 011 ka pasur 1 250 kuota.

1 fitues në 26 kandidatë ka pasur vitin e kaluar në Fakultetin e Mjekësisë. Për 13 524 kërkesa ka pasur 510 vende.

1 fitues në 11 kandidatë ka pasur vitin e kaluar në degën e Arkitekturës. Për 1 161 kërkesa, ka pasur 100 vende.

1 fitues në 20 kandidatë ka pasur vitin e kaluar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Për 7881 kërkesa, kishte 460 vende.

1 fitues në 17 kandidatë ka pasur vitin e kaluar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Për 8245 kërkesa, kishte 460 vende.

1 fitues në 24 kandidatë kishte vitin e kaluar në Fakultetin e Infermierisë. Për 10 228 kërkesa u ofruan 410 vende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›