E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vdesin në aksident nënë e bir

Sarandë-Udhëtimi drejt Shqipërisë u ka kushtuar jetën Eleni Berukas dhe Marinea Kosharas, nënë e bir nga fshati Metoq. Burime nga policia greke kanë bërë të ditur se Eleni Beruka, 48-vjeç dhe Marinea Kashara, 22-vjeç ishin duke udhëtuar nga Athina në Shqipëri, me destinacion shtëpinë e tyre në fshatin Metoq. Në aksin rrugor Janinë-Kakavijë, makina e tyre që drejtohej nga djali 22-vjeçar ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një terren shkëmbor. Si pasojë e përplasjes, mësohet se nënë e bir kanë humbur në mënyrë të menjëhershme jetën. Sipas burimeve familjare, ata kanë qenë vetëm pak kilometra larg nga pika doganore e Kakavijës dhe rreth 50 kilometra nga shtëpia e tyre në fshatin Metoq, në hyrje të qytetit të Sarandës. Nënë e bir janë ndodhur përballë aksidentit tragjik në pamundësi për t’i shpëtuar vdekjes edhe pse policia e shtetit fqinj dhe shërbimi i urgjencës ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje. Mes dhimbjesh e lotësh familjarët kanë përcjellë dje në orën 11:00 për në banesën e fundit Eleni Berukën e Marinea Kasharën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›