E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, bie nga skela 37-vjeçari

Sarandë-Bie nga skela e një pallati në ndërtim dhe përfundon në gjendje koma. Agron Kurti, 37 vjeç, nga Elbasani ishte punëtor ndërtimi në Sarandë dhe teksa ka qenë duke punuar ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë përtokë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes dhe menjëherë ai u dërgua në spital. Burime nga spitali rajonal “Petro Nako”, në Sarandë thanë se i aksidentuari është shoqëruar nga kolegët, që kanë mundur vetëm të tregojnë se ai është rrëzuar. Ende mbetet pa u sqaruar, pasi i dëmtuari gjendet në koma,se pse punëtori ishte në skelë në atë orë të vonë, ndërkohë që mësohet se orari i punës kishte mbaruar. Gjithsesi dëmtimet që ka pësuar i aksidentuari sipas raportit mjekësor janë dëmtime të rënda në legen dhe në pjesë të tjera të trupit. Si pasojë e gjendjes së rëndë, si dhe pamundësisë në dhënien e ndihmës së specializuar të mjekëve në spitalin e Sarandës, Kurti është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›