E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, asnjë gurore në Tarabosh

SHKODËR-Vetëm 12 gurore në qarkun e Shkodrës janë të licencuara dhe të lira të ushtrojnë aktivitetin e tyre në drejtim të prodhimit të materialeve për ndërtim. Lajmi bëhet publik nga agjencia kombëtare e burimeve natyrore. Këto gurore janë të vendosura në Velipojë, Postrribë, Vau Dejës, Malësi të Madhe etj, dhe asnjë prej tyre nuk ka leje për të kryer aktivitetin në Malin e Taraboshit. Këtë ka pohuar Edmond Gogskali, përfaqësues i agjencisë kombëtare të burimeve natyrore, gjatë një takimi të zhvilluar në qarkun e Shkodrës. Duke treguar hapësirat e lejuara ku lejohet të punohet nga guroret ai është shprehur se në malin e Taraboshit asnjë gurore nuk ka një leje të tillë. Në këtë mal prejgati dy vitesh është bërë bllokimi i punës së guroreve që ushtronin aktivitet aty dhe prej kohësh nuk punohet, por riaftësimi dhe rikthimi në gjendjen e mëparshme të pjesës së dëmtuar e cila ka qenë sipërfaqe pyjore nuk është bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›