E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër nënës: “Lutju Zotit përgjithmonë”

Autori i Lajmit: red.
Vetëvrasje në rrethana rrëqethëse e një vajze vetëm 16-vjeçare në Shkodër. Burime nga policia bënë të ditur se adoleshentja me inicialet S.B., lindur e banuese në fshatin Hot i Ri, komuna Rrethina, Shkodër, i ka lënë një letër nënës së saj dhe më pas ka gëlltitur një sasi ilaçesh, duke i dhënë fund jetës. “Nënë, unë po iki nga kjo botë. Të lutem për një gjë, mos mbaj zi për mua. Të lutem, bëj diçka për mua: Lutju Zotit gjithmonë”. Ky është teksti i letrës që adoleshentja shkodrane i ka lënë nënës së saj, letër që është gjetur nga mamaja e tmerruar dhe më pas është sekuestruar nga policia si provë materiale. Ndërkohë, nga hetimet e para, ka rezultuar se 16-vjeçarja ka kryer aktin e vetëhelmimit në mesditën e së hënës dhe në orën 12.40 është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Vajza është shtruar në repartin e reanimacionit ku mjekët konstatuan përhapje të helmit në organet jetësore të adoleshentes, si pasojë e vetëhelmimit. Për shkak të gjendjes kritike, e vogla ndërroi jetë në orën 13.45, megjithë përpjekjet e bëra nga mjekët për të shmangur vdekjen e dëshiruar. Materialet policore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Shkodër. Policia tha se janë disa pista hetimi, njëra prej të cilave përfshirja e mundshme në sekt fetar me pasojë ndikimin në nxitjen e vetëvrasjes. Gjithashtu, po hetohet dhe pista e vetëvrasjes në kushte të depresionit për shkaqe personale të 16-vjeçares.
Ky lajm është publikuar: 06/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›