E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ja si të ruheni nga gripi i derrit për festat e fundvitit”

 Risku u prekjes nga gripi i derrave sidomos gjatë festave mbetet i lartë. Vetë atmosfera imponon takime me shumë njerëz darka familjare e shoqërore. Ministria e Shëndetësisë bën apel për të rritur kujdesin, në mënyrë që të evitohet infektimi nga virusi AH1N1. Në intervistën e tij për gazetën drejtori i shëndetit publik në Ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja tregon disa nga masat që duhet të merren për t'u ruajtur nga sëmundja. Jo vetëm kaq, këshilla vijnë edhe për mënyrën e të ushqyerit për të evituar helmime dhe problemet e të sëmurëve kronikë.Festat e fundvitit janë në prag, a është më i lartë rreziku i prekjes nga virusi i gripit të derrave këto kohë?Dihet që përhapja e virusit është më shumë e mundshme aty ku ka grumbullime masive. Rreziku mbetet prezent pak më shumë se në ditë normale. Por do të thoja se përgjithësisht në vend kurba e prekjes nga virusi AH1N1 ka shënuar rënie. Domethënë jemi në një fazë stabiliteti dhe nuk ka vend për panik. Gjithsesi, duhen marrë një sërë masash, sidomos sa i përket higjienës personale dhe asaj të ambienteve.Cilat janë disa nga këto masa që duhet të marrë gjithsecili prej nesh?Janë gjëra të thjeshta, por që janë shumë të rëndësishme. Duhet pasur kujdes me higjienën respiratore. Duhet të lahen duart sa herë preken hundët e sytë. Duhet të bëhet mbulimi i gojës gjatë teshtitjes. Në ambientet e mëdha si lokalet, ku bëhen kryesisht darkat, por edhe ambientet e pub-eve duhet të bëhet një ajrosje sa më e mirë. Kjo pasi dihet se në ambiente ku ajri nuk qarkullon virusi e ka më të lehtë për të kaluar te persona të ndryshëm. Sa i përket ambienteve ku ka grumbullime njerëzish, personat që kanë simptoma të gripit do të bënin mirë të qëndronin në shtëpi. Kjo pasi duhet menduar jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Këto janë disa nga masat që duhet të marrë gjithsecili prej nesh. Virusi aktualisht qarkullon në vend dhe rregulla strikte e drastike për t'u ruajtur prej tij nuk ka. Por e mira është që të tregohet kujdes. Gjatë festave të fundvitit ndodh shpesh që ka edhe helmime nga ushqimet e probleme të tjera shëndetësore për shkak të tyre, cilat janë disa nga këshillat që ju jepni për t'i evituar?është në kulturën e gjithsecilit, konsumi i ushqimeve sa më të freskëta. Ajo çka do nënvizoja, pasi ndodh shpesh që gatuhet në datë 31 dhjetor dhe ushqimet vijojnë konsumohen në ditët në vijim, është fakti që të mos mbahen produkte të gatuara më shumë se një ditë në frigorifer. Kujdes duhet të bëhet me produktin e vezës. Veçanërisht, kujdes duhet të bëjnë të sëmurët kronikë sidomos diabetikët dhe ata që kanë probleme me zemrën. Kjo kategori të sëmurësh për festa ndryshim mënyrën e të ushqyerit, dalin nga ajo dieta fikse që mbajnë gjatë vitit. Në këtë mënyrë diabetikëve u rritet niveli i sheqerit, ndërsa të sëmurëve me zemër kolesteroli. Shpesh krijohen probleme shëndetësore dhe madje disa prej tyre paraqiten edhe në spital. Këshilla që do i jepja kësaj kategorie është të bëjnë sa më shumë kujdes dhe të mos abuzojnë me ushqimet. Sakaq, përtej këtyre këshillave do të jepja edhe një tjetër e cila është e domosdoshme për të gjithë. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e pijeve alkoolike. Abuzimi me to përveç problemeve shëndetësore mund t'u kushtojë edhe jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›