E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pacietët do informohen për ilaçet që do të ofrojë spitali”

 zirina llambroJo fort i lehtë menaxhimi i qendrës spitalore më të madhe në vend. Mbi të gjitha, kur problemet e mbartura duan kohë që të zgjidhen. Gjithsesi, në pak muaj përpjekjet për t'i vënë punët në vijë kanë qenë të dukshme. Të paktën spitali "Nënë Tereza" nuk është përballur me krizën e dy viteve më parë të mungesës së ilaçeve. Mangësi ka ende plot, por drejtuesit e QSU premtojnë një filozofi krejt të re për vitin 2010. Në qendër të saj do të jetë transparenca ndaj pacientëve e mbi të gjitha, një planifikim i mirë dhe prokurime në kohën e duhur. Gabimet e këtij viti, ku një pjesë e mirë e tenderave nuk arritën të kryheshin deri në tetor, kur skadoi afati i prokurimeve, nuk do të bëhen më. Ato do të jenë prioritare, në mënyrë që spitalit më të madh në vend të mos i mungojnë as ilaçet dhe as reagentët e laboratorëve. Në intervistën e tij për gazetën "Panorama" drejtori i QSU, Ilir Dashi tregon skemën e re që do aplikohet. Ai paralajmëron edhe për masa ndëshkuese për këdo mjek apo pjesëtar tjetër të stafit që do të abuzojë me detyrën.Zoti Dashi ju keni dy muaj në krye të spitalit "Nënë Tereza" dhe vini në këtë funksion si menaxher dhe jo si pjesë e ekipit të bluzave të bardha. Parë në këtë këndvështrim në çfarë situatë e gjetët spitalin më të madh në vend dhe sa e vështirë është ta drejtosh atë?është një përgjegjësi jo e vogël të drejtosh qendrën spitalore "Nënë Tereza". Kjo, kur dihet që ka probleme nga më të ndryshmet  dhe numri i pacientëve që trajtohen është tejet i lartë. Por për të matur punën që bëhet duhet hedhur edhe një vështrim pas. Si drejtor i ri i qendrës spitalore, mund të them se kam gjetur një punë të dobët, sidomos sa i përket planifikimit dhe prokurimeve. Një pjesë e mirë e loteve sidomos për reagentët e laboratorëve nuk ishin kryer deri në 31 tetor, datë kjo kur skadon afati i tyre. Këto mangësi kanë ndikuar jo pak në mbarëvajtjen e gjërave në QSU. Janë gabime që nuk do të bëhen në mënyrë absolute në vitin 2010. Nuk do të ketë më zvarritje në këto procese. Këto dy muaj jemi munduar të zbutim situatën, duke bërë prokurime të drejtpërdrejta për një sërë blerjesh. Kryesisht për reagentët e laboratorëve. Kjo në mënyrë që gjendja të rikuperohet sa të jetë e mundur.Ka pasur ankesa nga pacientët se mungojnë ilaçe, si edhe ankesa se ilaçet janë, por nuk administrohen siç duhet nga farmacia qendrore e periferike, jeni në dijeni të tyre?Jam në dijeni të ankesave të pacientëve. Por dua të jap garanci se medikamentet bazë ekzistojnë në spital. Ne disa ditë më parë kemi marrë edhe masa ndëshkuese deri në largim nga puna për ndihmës kryefarmacisten e spitalit, pas sinjalizimeve që patën se një pacient kishte blerë fiziologjikun. Pas kontrolleve që kryem u vu re se sasia e porositur nuk ishte aq sa i duhej spitalit dhe për rrjedhojë u mor masa e largimit nga puna për ndihmës kryefarmacisten dhe vërejtje për kryefarmacisten e spitalit. Për të tilla mangësi nuk do të mungojnë masat ndëshkuese. Nuk do të ketë tolerancë. Do të bëjmë të pamundurën që sa na takon të jemi transparentë me pacientët.Si do të realizohet kjo transparencë ndaj pacientëve?Objektivi ynë kryesor siç jua thashë për vitin 2010 është planifikimi sa më i mirë, i cili do t'i shërbejë identifikimit të nevojave reale të shërbimeve sipas prioriteteve që vetë ata do të vënë. Kjo do të realizohet në mënyrë të tillë, që ilaçet për funksionimin normal të jenë në vazhdimësi dhe për pacientin të bëhet e qartë që kjo gamë ekziston. Në këtë kuadër do të realizohet një ndërhyrje e shpejtë për informatizimin e farmacive të spitalit, nga farmacia qendrore deri tek përdoruesi. çka do të thotë se do të jemi transparentë edhe për ilaçet që spitali nuk i përballon dot. Si do vihet në dijeni një pacient për gamën e ilaçeve që disponon spitali?Njëra mënyrë që ka shumë gjasa të vihet në zbatim është afishimi i ilaçeve bazë. Pra, QSU disponon këtë gamë medikamentesh dhe çdo i sëmurë sheh listën e tyre. është një skemë krejt e re dhe do të thoja revolucionare dhe është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që marrin trajtim mjekësor këtu. Kjo pasi deri tani ajo çfarë ka munguar ka qenë pikërisht komunikimi me pacientin. Duke arritur këtë ne i japim një fytyrë krejt të re shërbimit shëndetësor. Gjithashtu, për pacientët kemi planifikuar edhe ambiente të veçanta dhe forma komunikimi më direkt për ankesat e tyre.Po për të shmangur korrupsionin cilat do të jenë masat që do të merren?Korrupsioni nuk është një fenomen i ri në shëndetësi. Por, ajo që ju garantoj me shumë përgjegjësi është se, për çdo rast kur do të kemi sinjalizime se bluzat e bardha apo personeli i mesëm merr para nën dorë, toleranca do të jetë zero. Largimi nga puna do të jetë i menjëhershëm. Gjithashtu, në vitin në vazhdim do të aktivizojmë edhe instrumente më ta ashpra kontrolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›