E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, rekord prodhimi i energjisë

 Nertila MahoKaskada e Drinit pritet të prodhojë nivelin maksimal prej 24 milion kwh në ditë. Këtë deklaratë e ka bërë dje ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti gjatë një konference për shtyp. Lidhur me situatën ministri u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar përmirësim në aspektin e prurjeve dhe nivelit të ujërave në liqenet e kaskadës së Drinit.  "Ministria, KESH, OST dhe OSSH janë gatishmëri 24 orë për monitorimin e situatës. Nga të dhënat e fundit, Fierza ka kaluar nivelin e 291 metra dhe ndodhet diku 291.4 metra, shume i lartë për këtë periudhë të vitit. I lartë niveli i ujërave është edhe në Koman dhe në Vaun e Dejës", tha Prifti, duke shtuar se vetëm nga Vau i Dejës janë bërë derdhje 300m3/s. Më tej, ministri siguroi se nuk ka dalje serioze të Drinit nga shtrati dhe nuk ka pasur probleme me përmbytjen e zonave të banuara. "Ka pasur një dalje në Obshticë, ku është përmbytur një tokë djerrë. Ndërsa lidhur me lajmin e përmbytjes së disa shtëpive në Talë nga hidrovori, mund t'iu them se kjo nuk ka ndodhur nga reshjet dhe mosmenaxhimi i situatës, por nga argjinatura", vazhdoi ministri. Dy ditët në vazhdim Dritan Prifti i konsideroi vijuese të situatës së vështirë, ndërkohë që pozitive në këtë pjesë është prodhimi i nivelit maksimal të energjisë nga kaskada e Drinit, duke siguruar eksportin. "Ne do të kërkojmë që të eksportojnë 6 milionë kilovat/orë në ditë përgjatë gjithë muajit janar", tha Prifti. Ndërkohë që po dje Komisioni i Shitjes së Energjisë Elektrike pranë KESH zhvilloi procedurën e shitjes së energjisë elektrike, ku morën pjesë disa shoqëri tregtare dhe prodhuese me ofertat e tyre. Paraprakisht, nga ana e KESH u bë një vlerësim dhe kualifikim i ofertave të bëra nga shoqëritë. Pas kësaj kanë filluar negociatat dhe në përfundim të këtyre negocimeve KESH sh.a., ka shpallur fitues dy shoqëri zvicerane "EGL" dhe "EFT" Do të jenë këto dy shoqëri, që do të bëjnë lëvrimin e energjisë në tre drejtime Greqi, Mali i Zi dhe Serbi. Periudha për të cilën do të bëhet shitja e kësaj energjie është 1 mujore dhe fillon nga 1 janari deri në fund të tij, kurse sasia e përcaktuar për lëvrim është 164 milion kwh.kaskada e drinit djeFierzaPrurjet             750 m3/sNiveli i liqenit         291.69 metraNiveli maksimal        296 metraKomaniPrurjet            460 m3/sNiveli i liqenit        174.5 metraNiveli maksimal        175 metraVau i DejësPrurjet            130 m3/s (anësore)Niveli i liqenit        74.73 metraNiveli maksimal        76 metraUlëz-ShkopetPrurjet            260 m3/s (anësore)Niveli i liqenit        128.5 metraNiveli maksimal        128.8 metra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›