E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja taksat e reja për makinat e importuara dhe të shitura brenda vendit

Projektligji i Ministrisë së Financave sqaron metodën e ndryshimit të detyrimit doganor

Ndryshojnë taksat për makinat që hyjnë në Shqipëri. Makinat do të taksohen në bazë të vitit të prodhimit dhe llojit të karburantit. Për çdo vit përdorimi koeficienti do të jetë fiks, 0,5 për çdo autoveturë dhe 0.25 për ço mjet tjetër.  Ndërkohë që taksa e mjeteve

të përdorura të transportit do të vilet në momentin e importimit dhe shitjes brenda vendit. Sipas projekt ligjit taksa e karburantit caktohet në masën 1.5 lekë për litër për mjetet që përdorin benzinë dhe benzol dhe 2 lekë për litër për gazoilin. Ndërsa për mjetet që punojnë me qymyr guri taksa do të jetë 3 lekë për litër. Kjo taksë do të aplikohet për të gjithë lëndët djegëse.

Përllogaritja
Sipas projektligjit koeficienti fiks për çdo vit përdorimi për autoveturat të jetë 0.5, ndërsa për mjetet e tjera përjashto ato të transportit publik 0.25. personat që do të blejnë makina jashtë vendit do dhe mjeti do të ketë një madhësi motorike 2.000 cm³, prodhuar në vitin 2.000 me naftë, ai do të paguajë 250.000 mijë lekë taksë.. Importuesi i një automjeti me madhësi motori 2.000 cm³, prodhuar në vitin 2000 me benzinë, duhet të paguajë plot 50 mijë lekë më pak se automjeti me naftë, pra 200.000 lekë. Qëllimet kryesore të kësaj strukture të re taksimi janë respektimi i detyrimeve të MSA-së, rritja e të ardhurave në buxhet por edhe mbrojtja e mjedisit duke stimuluar importin e automjeteve me vit prodhimi sa më të afërt të cilat emetojnë më pak gazra të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Vendet e BE
Aktualisht të gjitha vendet e BE-së përdornin taksën e karbonit e cila aplikohet mbi sasitë e emetimit të CO2 në natyrë. Megjithëse në vendin tonë nuk ka ende struktura të specializuara që mund të përcaktojnë emetimin e CO2 nga përdorimi i lëndëve djegëse në kuadër të mbrojtjes së mjedisit në Shqipëri aplikohet taksa e karbonit në karburantet e injoruara dhe në ato të prodhuara ën vend. Vendet e BE-së aplikojnë taksën e karbonit edhe mbi lëndët djegëse qymyr linjit bitumoniz dhe antracit. Për këtë arsye në projektligj propozohet të shtohen taksa e karbonit mbi qymyrin e importuar dhe të prodhuar në vend në masën 3 lekë për kilogram. Të ardhurat shtesë nga prezantimi i kësaj takse pritet të arrijnë në 560 milion lekë. Në projekt ligj propozohet që tarifat e shërbimit për qarkullimin e automjeteve të huaja për Drejtorinë e Përgjithshme të doganave. Shfuqizimi i kësaj tarife propozohet në kuadër të politikave qeveritare për uljen e numrit të taksave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Hartimi
Projektligji i ri për taksat e mjeteve motorike është hartuar në bazë të detyrimeve të Marrëveshjes së Asociim Stabilizmit. Qeveria synon të heqë taksën doganore për automjetet e përdorura duke vendosur një rend të ri taksash në varësi të madhësisë së motorit, llojit të karburantit dhe ajo që është më e rëndësishmja, vitit të prodhimit.
Në momentin e shitjes automjetit do t'i llogaritet koha që ka kaluar në vend e cila do të shumëzohet me cilindratën e motorit dhe llojin e karburantit duke nxjerrë edhe taksën që duhet paguar në momentin e shitjes. Pra nëse një automjet me benzinë me të dhënat e mësipërme është importuar nga një individ dhe pasi e ka përdorur vetë për dy vite dëshiron ta shesë, ai duhet të paguajë pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Rrugor një taksë rreth 40 mijë lekë. Qeveria parashikon të operojë me të njëjtën formë me mjetet e tjera përveç autoveturave. Ndryshe nga automjetet, kjo formë taksimi me koeficient fiks nuk do të përdoret për mjetet e transportit publik. Sipas relacionit që shoqëron draftin e propozuar nga Ministria e Financave, taksimi i mjeteve të transportit publik do të bëhet në varësi të cilindratës, vjetërsisë dhe karburantit. Por për shkak se drafti është ende në hartim e sipër për momentin nuk ka një formë të përcaktuar për taksimi e këtyre mjeteve.
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, të ardhurat gjatë vitit 2009 nga importi i makinave kanë arritur në nivelin e 2.9 miliardë lekëve ndërkohë që kjo praktikë e re taksimi sipas tyre pritet të rrisë edhe më tej të ardhurat në buxhet.


Përllogaritja e taksave

Vjetërsi X 0.5 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë)
Vjetërsi X 0.25 X fuqi motorike X 20 lekë (benzinë), 25 lekë (naftë)

Deri tani mjetet e përdoruara taksoheshin
1. Taksa fikse, për mjetet e transportit të udhëtarëve dhe mallrave, në dy nivele sipas viteteve të përdorimit (deri mbi 10 vjet) dhe sipas numrit të udhëtarëve apo kapacitetit mbajtës.
2. Formulën kasat fikse, e cila varion nga lloji i lëndës djegëse 25 mijë lekë diesel dhe 20 mijë lekë për benzinë koeficienti në varësi të prodhimit

Ndyshimet
1. Apalikimi i taksës dhe në shitjen brenda vendit
2. shtrija e kësaj takse jo vetëm për mjetet e sipërpërmendura por edhe për mjetet e tjera me motor me djegie të brendshme (buldozerë, eskavatorë etj)
3. Aplikimi i mjeteve ti taksimi për mjetet, që varet nga cilindrat, vitet e përdorimit dhe lloji i karburantit të përdorur.
Taksa fikse për llojin e karburantit
20 lekë për automjetet e që punojnë me benzinë
25 lekë për ato me naftë.

Ornela Manjani

Last Updated on E Premte, 26 Mars 2010 10:00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›