E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti Karlos i Spanjës do të vizitojë Shqipërinë

Autori i Lajmit: Redaksia
Më datë 27 janar 2010, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, zoti Kastriot Robo i paraqiti Letrat Kredenciale, Mbretit të Spanjës, Madhërisë së Tij, Huan Karlos I. Pas mbërritjes në Sallën e Ambasadorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe paraqitjes së forcës nga Komandanti i Truprojes së Nderit, ceremonia zyrtare e zhvilluar në Pallatin Mbretëror të Madridit filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Ambasadori Robo u prit në një audience të veçantë nga Mbreti Huan Karlos, i cili pas përshëndetjeve të rastit, shprehu vlerësimin e tij për progresin e arritur nga vendi ynë dhe u interesua për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai vlerësoi rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur me politikën e saj rajonale. Duke iu referuar progresit të realizuar së fundi në marrëdhëniet shqiptaro-spanjolle në shumë fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në atë të kulturës, ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë që kompani spanjolle si Iberdrola, CAC, Indra, etj.,të jenë prezentë në ekonominë shqiptare. Gjithashtu Madhëria e Tij theksoi mundësive mjaft të mëdha të bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e turizmit.

Ky lajm është publikuar: 31/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›