Sekretari i Përgjithshëm i KiE: Partitë ta zgjidhin vetë krizën në Shqipëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Zyrtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e konsiderojnë shqetësuese situatën politike në Shqipëri.
Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Torbjon Jagland, ka pohuar për median se është krijuar përshtypja se në Shqipëri është bërë traditë bojkotimi i Parlamentit nga ana e opozitës. Sipas zyrtarit të Këshillit të Europës, kjo është shqetësuese.
Sekretari i Përgjithshëm Jagland pranon se Shqipëria është duke kaluar një krizë politike ndërsa thekson se Parlameni duhet të marrë funskionimin e tij të plotë demokratik. "Nëse parlamenti nuk kryen funksionin e tij, ateherë këtë rol do ta marrin të tjerët, unë nuk di të them kush, por një gjë e tillë do të ndodhë," shprehet më tej sekretari i Përgjithshëm i KiE.
Ai pohoi se Asambleja do të vazhdojë asistencën për Shqiprnë në tejkalimin e kësaj situate “të rrezikshme” ndërsa këshilloi forcat politike shqiptare që të marrin në dorë situatën dhe të ndërtojnë dialog politik sipas rregullave demokratike. “Partitë politikë në Shqipëri duhet ta zgjidhin këtë duke marrë përgjegjësitë që u takojnë”, tha më tej Jagland duke rekomanduar se ndihma nga jashtë nuk mund të zëvendësojë aktorët politikë Brenda vendit. Pak ditë më parë Asambleja Parlamentare e KiE miratoi një rezolutë për Shqipërinë në të cilën shprehet se bojkoti ndaj Parlamentit duhet të marrë fund, hetimi i zgjedhjeve duhet të bëhet me komision parlamentar Brenda ligjeve shqiptare dhe se ndërmjetësimin për krizën duhet ta marrë në dorë Presidenti i Republikës.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2010