Ja zonat pa drita në Tiranë
Rikthehen kufizimet e energjisë elektrike në vend. Këtë herë shkak për këtë është remonti i linjës 220 kv Koman-Elbasan.
Në një deklaratë për mediat, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OSSH) ka bërë të ditur se sot do të kalojë në remont të planifikuar linja 220 kv Koman-Elbasan. Nga dalja në remont e kësaj linje do të stakohet nënstacioni i Sharrës, i cili furnizohet nga kjo linjë. Si rrjedhojë e këtij stakimi, disa zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike që nga ora 08:30 deri në 14:30. Konkretisht nuk do të kenë energji zona e Tiranës së Re, Selitës dhe ish-Bllokut. Ndërsa zona e Kombinatit dhe Ndroqit në këtë orar do të këtë mungesë totale të energjisë elektrike. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, KESH nuk aplikon më grafik të kufizimeve të energjisë në vend. Një vendim i tillë është ndërmarrë pas përmirësimit të situatës hidrike në vend. Ndryshe nga vitet e mëparshme, muajt e parë të 2008-ës ishin goxha të mbarë për Korporatën. Reshjet e bollshme gjatë këtyre muajve përmirësuan ndjeshëm situatën hidrike në hidrocentrale. Si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, niveli i ujit në hidrocentrale arriti afër pikës maksimale. Për të evituar derdhjen e ujit, KESH nisi të depozitojë energji në Kosovë. Këtë sasi energjie që ka depozituar gjatë muajve prill-maj, KESH do ta rimarrë gjatë muajve të thatë të verës.