Goli i Holandës përçan EURO 2008
“Goli i parë i Holandës është plotësisht i rregullt”.
Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, David Tejlor sqaron një herë e përgjithmonë episodin e golit të dyshimtë të avantazhit që sulmuesi i tulipanëve, Rud Van Nistelroi shënoi në sfidën kundër Italisë. “Disa komentatorë televizivë kanë përsëritur se goli ka qenë i parregullt, ndërkohë që nuk është absolutisht kështu. Van Nistelroi nuk ka qënë në pozicion jashtë lojë, pasi përveç portierit ka qenë Panuçi, ai që mbante në lojë sulmuesin. Ndonëse jashtë vizave të fushës, pozicioni i tij ishte ende influent për të mbajtur në lojë sulmuesin e tulipanëve”, shpjegon shefi i gjyqtarëve të UEFA-s, David Tejlor. Vetë sulmuesi i Holandës, Van Nistelroi e komentoi kështu momentin e diskutuar: “Sigurisht, qëndrova në vijën e pozicionit jashtë loje, por unë vetëm ndoqa trajektoren e gjuajtjes së Shnaijderit dhe pastaj shpresova që të ishte një mbrojtës pas meje, - tha Van Nistelroi. – Mirëpo, nuk e pashë që dikush ndodhej i shtrirë jashtë vijave të fushës”.
Çezare Gusoni (shefi i arbitrave italianë)
Edhe për shefin e arbitrave italianë, goli i shënuar nga Rud Van Nistelroi ka qenë i rregullt. Në këtë mënyrë, italiani i bashkohet arsyetimit të rregullave të FIFA-s.
Homologu anglez i Gusonit
Shefi i gjyqtarëve anglez Keit Haket ka mbajtur anën e treshesh gjykuese të ndeshjes Holandë-Itali për sa i përket golit të parë të portokallinjve, të shënuar nga Rud Van Nistelroi. “Vendimi i marrë nga anësori ka qenë i saktë. Mbrojtësi që doli jashtë fushe vazhdon të quhet pjesë aktive e lojës, prandaj në atë moment përveç portierit ishte edhe një lojtar tjetër përpara trajektores së topit. Panuçi doli jashtë fushe mbas kontaktit me portierin e tij, Xhanluixhi Bufon, prandaj është në një pozicion aktiv”.
Joaklim Lëv
Ndërkohë, tekniku i gjermanëve ka mbetur i habitur nga një vlerësim i tillë i treshes së gjyqtarëve suedezë. “E kemi biseduar këtë moment me pjesëtarët e tjerë të stafit dhe me skuadrën dhe pas një episodi të tillë kërkojmë më shumë shpjegime nga ana e gjyqtarëve dhe përgjegjësve të kësaj rregulloreje. Gjithsesi, për mua ai ishte një gol për t’u anuluar”.
Luixhi Anjolin
(ish-gjyqtar italian)
“Faktikisht, asistenti i gjyqtarit kryesor ka respektuar direktivat e UEFA-s, sipas së cilave, lojtari që kalon vijën fundore të fushës duhet të quhet në lojë. Gjithsesi, në rastin konkret ishte më se e dukshme që Panuçi nuk mund të merrte pjesë në aksion, pasi ishte i dëmtuar, prandaj jam i bindur se goli duhet të ishte anuluar nga gjyqtari anësor”.
Andrea Pirlo:Donadoni gaboi formacionin
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo e analizon këtë ndeshje me intuitën e një trajneri. Organizatori i të kaltërve nuk i ka kursyer kritikat ndaj Donadonit për formacionin e hedhur në fushë: “Për mua, Groso dhe Del Piero duhet të ishin futur më shpejt në fushë. Donadoni gaboi me vonimin e këtyre zëvendësimeve, pasi me hyrjen e tyre në fushë edhe skuadra e rriti ndjeshëm nivelin e lojës, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Tashmë ka edhe dy takime të tjera, të cilat duhet t’i përballojmë me kokën lart e me bindje për forcat tona”.
Toni: Tani duhet të përgjigjemi
Sulmuesi i Bajernit të Mynihut tregohet i sinqertë pas disfatës kundër “tulipanëve”: “Kemi luajtur në mënyrën më të dobët të mundshme. Kur pësuam golin e dytë, skuadra u çorientua plotësisht, megjithëse kjo ishte e pritshme pas një tensionit që ekzistonte për këtë ndeshje. Përveç kësaj, gabimi im përpara Van Der Sarit ishte i pafalshëm, pasi një gol në atë moment mund të kishte ndryshuar disi rrjedhën e takimit. Gjithsesi, tani na duhet të bëjmë të pamundurën për t’iu kundërpërgjigjur Rumanisë, për të rikuperuar të paktën atë që ndodhi”.