E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku i Spitallës, 20 investitorë në garë

Është prezantuar dje projekti i parkut industrial që është parashikuar të ndërtohet në Spitallë të Durrësit. Me një sipërfaqe prej 850 ha, 

Spitalla është parashikuar të jetë një projekt me vlera të konsiderueshme, si tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri edhe në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të banorëve të zonës. Kjo, pasi me realizimin e këtij projekti janë parashikuar të hapen rreth 30 mijë vende të reja pune. "Puna jonë intensive e 6 muajve të fundit ka filluar të japë frytet e saj. Në këtë konferencë janë prezent afërsisht 20 kompani të huaja të interesuar në "Real Estate Developmet" dhe më konkretisht, të interesuar në projektin për zhvillimin e parkut industrial të Durrësit", tha dje kreu i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Të gjitha këto kompani vijnë për herë të parë në Shqipëri. "Ky është projekti më i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në sektorin e zhvillimit të parqeve industriale", tha ministri. Për parqet industriale janë në dispozicion kuadri ligjor "Ligji i koncesioneve", ai "Për zonat ekonomike". Ligji "Për zonat ekonomike" përmban dy pjesë, atë të parqeve industriale dhe të zonave të lira ekonomike, që së bashku me kuadrin rregullator nënligjor shoqërues, mbetet plotësisht konform me legjislacionin evropian të ndihmës shtetërore për vetë zonat e lira ekonomike. Në të gjitha rastet parashikohet gara e hapur ndërkombëtare për për-zgjedhjen e zhvilluesit koncesionar. Sipas ministrit Ruli, qëllimi kryesor i projektit për parkun industrial të Spitallës, por dhe për të tjerët, është zhvillimi ekonomik i vendit dhe jo përfitimi ekonomik nga barra e detyrimeve, të cilat do të negociohen midis qeverisë dhe zhvilluesit potencial. "Për këtë arsye, qeveria shqiptare ka marrë përsipër që me shumë prioritet të zhvillojë infrastrukturën e kërkuar, në mënyrë që gjithë sipërfaqja të jetë e lidhur dhe të funksiononte sipas standardeve evropiane", tha Ruli. Sipas tij, do të fillojë së shpejti ndërtimi i rrugës që lidh infrastrukturën kryesore të vendit me atë të parkut, i sistemit të linjave të furnizimit me energji elektrike, i ujësjellësit si dhe të rrjetit hekurudhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›