Spanja, poker golash për të mundur Rusinë
Kombëtarja e Spanjës ka arritur të tregojë se është gati për të kërkuar triumfin në kampionatin evropian.
Djemtë e trajnerit Luis Aragones kryen formalitetin ndaj një ekipi mjaft të mirë siç është Rusia. Goli i parë i iberikëve erdhi në minutën e 20-të, pas një bashkëpunimi spektakolar midis Fernando Torresit dhe David Vijës, kur ky i fundit gjuajti saktë për në portë. Në fakt, kjo ka qenë pikërisht ndeshja e sulmuesit që aktivizohet te Valencia. Goli i dytë dhe i tretë, të shënuar përkatësisht në minutën e 44-t dhe 75-të mbajtën sërish firmën e David Vijës, duke e çuar në tre numrin e golave të tij personalë. Në fakt, Spanja arriti pa probleme një avantazh prej tre golash, para se rusët të ngushtonin diferencën në minutën e 86-të me anë të Roman Pavliuçenko, i cili gjuajti saktë me kokë brenda zonës kundërshtare. Gjithsesi, seria e golave nuk përfundoi me kaq, pavarësisht se nuk kishin mbetur dhe shumë minuta në dispozicion. Në minutën e parë shtesë, Cesk Fabregas shënoi edhe golin e katërt për Spanjën, pasi shtyu saktë për në rrjetë një top të ardhur nga portieri Akinfejev. Një ndeshje e dominuar plotësisht nga djemtë e trajnerit Luis Aragones, të cilët u treguan të shkëlqyer në të gjithë repartet e lojës, si në atë sulmues, ku arritën të jenë të pandalshëm, ashtu edhe në mbrojtje, duke mbyllur mjaft saktë aksionet e kundërshtarit, i cili jo pak herë u mundua të gjente rrugën e rrjetës. Një fitore 4-1 që mjafton për të treguar synimet e Spanjës në këtë Evropian.
Greqi – Suedi 0-2
Kampionët në fuqi të Evropës humbasin shkëlqimin e tyre që në ndeshjen e parë, gjatë tentativës për të mbrojtur kurorën evropiane. Djemtë e trajnerit Oto Rehagel nuk arritën të evitojnë humbjen ndaj një kundërshtari si Suedia, i cili nuk arriti të tregojë se është po aq pretendent sa ishte cilësuar në letër, pavarësisht fitores së arritur. Grekët u futën në fushën e lojës për të përsëritur historinë, ashtu si katër vite më parë dhe ishin me pjesën më të madhe të lojtarëve që triumfuar në Euro 2004. Të njëjtat taktika, i njëjti stil loje, por ajo që ndryshoi në fakt, ishte pikërisht rezultati. Në një ndeshje që nuk pati shumë emocione dhe shumë raste për shënim, ishim pikërisht suedezët ata që arritën të triumfojnë. Me një formacion mjaft të ndryshuar, ku ishte miksuar eksperienca me talentin e futbollistëve të rinj në moshë, ekipi i Lagerbak mori tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të Evropianit. Ka qenë pikërisht ylli i ekipit, Zlatan Ibrahimoviç ai që drejtoi skuadrën te fitorja, duke shënuar një gol të mrekullueshëm me një goditje jashtë zone, e cila e konfirmoi më së miri klasin dhe potencialin që zotëron sulmuesi i Interit. Por, pa marrë akoma veten nga goli i parë, i pësuar në minutën e 67-të, kampionët në fuqi të Evropës u ndëshkuan për herë të dytë, këtë herë nga një gol më shumë aksidental, sesa i ideuar nga lojtarët. Ka qenë mbrojtësi suedez Hanson, ai që këmbënguli në një rrëmujë brenda zone dhe arriti të fusë topin në rrjetë. Një gol që solli siguron te ekipi i Lagerbak dhe gjunjëzoi Kampionët e Evropës që në ndeshjen e parë. Tashmë, situata e Greqisë në grup është vështirësuar ndjeshëm, pasi dy ndeshjet e mbetura do t’i luajë ndaj kundërshtarëve mjaft të fortë si Spanja dhe Rusia.
Greqi – Suedi 0-2
Golat: Ibrahimoviç 67’, Hanson 72’
Greqia (5-4-1): Nikopolidis, Seitaridis, Qiriakos, Anztas, Dellas (Amanatidis 71’), Torosidis, Haristeas, Basinas, Katsuranis, Karagunis, Gekas (Samaras 46’)
Trajner: Oto Rehagel
Suedia (4-1-3-2): Isakson, Aleksanderson (Stor), Melberg, Hanson, Nilson, Svenson, Vilhelmson (Rosenberg 78’), Anderson, Ljungberg, Ibrahimoviç (Elmander 71’), Larson
Trajner: Lars Lagerbak
Kartona të verdhë: Seitaridis, Torosidis, Haristeas
Arbitër: Masimo Busaka
Spektatorë: 30,000
Spanjë – Rusi 4-1
Golat: Vija 20’, 44’, 75’, Fabregas 91’ / Pavliuçenko 86’
Spanja (4-4-2): Kasiljas, Ramos, Pujol, Marçena, Kapdevila. Silva (Ksabi Alonso 77’), Sena, Ksavi, Iniesta (Kazorla 63’), Vija, Torres (Fabregas 54’)
Trajner: Luis Aragones
Rusia (4-3-2-1): Akinfejev, Aniukov, Shirokov, Kolodin, Zhirkov, Semshov (Torbinski 58’), Zirianov, Semak, Siçev (Bistrov 46’ (Adamov 70’)), Biljaledinov, Pavliuçenko
Trajner: Gus Hidink
Arbitër: Konrad Plautz
Spektatorë: 30,000
Të veçantat
Vija barazon “mitikët”
Me tregolëshin ndaj Rusisë, David Vija barazoi rekordin e realizimeve në një ndeshje të fazës finale të Evropianit, duke qenë spanjolli i parë që ia doli. Në fazat e mëparshme kishin realizuar 3 gola në 90 minuta edhe gjermanët Diter Muler (1976, ndaj Jugosllavisë) e Klaus Alofs (1980, ndaj Holandës), francezi Mishel Platini, i vetmi që ia doli dy herë (1984, kundër Belgjikës dhe kundër Jugosllavisë), holandezët Marko Van Basten (1988, ndaj Anglisë) e Patrik Klaivert (viti 2000, ndaj Jugosllavisë), si dhe portugezi Serxhio Konseisao (viti 2000, me Gjermaninë). Vija bëhet edhe golashënuesi më i mirë i Spanjës në fazën finale të Evropianit, duke e ndarë këtë arritje me Alfonson (3 gola mes kompeticioneve të viteve ‘96 e 2000). Ai bëhet edhe shënuesi më i mirë i kombëtares spanjolle, në një fazë të vetme të Evropianit. Gjithashtu, suksesi 4-1 përballë Rusisë është edhe më i thelli i arritur nga Spanja në finalet e Evropianit.
Skolari, pas Euros te Çelsi
Më në fund, presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, ka gjetur se cilit trajner t’ia besojë skuadrën e bluve të Londrës. Kreu i ardhshëm i pankinës do jetë tekniku i Portugalisë, Felipe Skolari. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, trajneri brazilian Skolari në përfundim të Evropianit do i japë lamtumirën përfaqësueses portugeze, për t’u vënë në krye të ekipit të Çelsit. Por zyrtarizimi i këtij lajmi do bëhet vetëm në përfundim të Evropianit. Duke qenë se teknikut të Kombëtares së Portugalisë i skadon kontrata pas vetëm dy muajsh, para pak ditësh i është kërkuar të bëjë një koment mbi të ardhmen e tij, por ai ka refuzuar të flasë. Madje i pyetur nga gazetarët nëse e ardhmja e tij do të jetë në krye të pankinës së Çelsit, braziliani vetëm ka buzëqeshur dhe pa e përgënjeshtruar këtë lajm është larguar nga salla. Mirëpo është pikërisht e përditshmja angleze ajo që ka zbuluar këtë tratativavë, që e ka përkufizuar kështu: “Tratativa më e fshehtë e vitit”.
Mikael Balak: Atmosfera, e mrekullueshme
Kapiteni i përfaqësueses gjermane, Mikael Balak është shprehur se atmosfera që mbizotëron në skuadër është e shkëlqyer. “Prej një kohe të gjatë, në skuadër nuk ka pasur asnjë problem. Brenda ekipit atmosfera është e mrekullueshme. Që nga Botërori i 2006-s, skuadra është rritur shumë. Kemi një ndërthurje tepër të mirë midis lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë vite me kombëtaren. Unë si kapiten kam një mbështetje të madhe nga Frings dhe Lehman”.
Biliç: Modriç është një gjeni
Për trajnerin e përfaqësueses kroate, Slaven Biliç, mesfushori Modriç është një gjeni. “Përpara se të fillonte Evropiani i kam thënë Modriçit se pres që ia të bëhet lojtari më i mirë i këtij turneu. Për mua Luka Modriç është një gjeni”, u shpreh trajneri i përfaqësueses kroate, Slaven Biliç, i cili sheh shanset e skuadrës së tij te forma e mesfushorit 22-vjeçar. “Ne nuk mund të arrijmë nivelin tonë më të mirë të lojës, nëse Modriç nuk arrin formën e tij më të mirë”, theksoi tekniku i përfaqësueses kroate.