BB: Mbani premtimet për uljen e papunësisë
Premtimet për ulje të papunësisë si dhe hapjen e vendeve të reja të punës vijojnë të mos realizohen siç duhet. Përpos kësaj, tregu i punës mbetet ende larg standardeve.
Këto janë konstatimet e Bankës Botërore në vendin tonë. "Për të ndryshuar këtë situatë një listë e gjatë detyrash shtrohet përpara qeverisë shqiptare", u shprehën ekspertët. Konferenca dyditore për "Krijimin e një tregu pune konkurrues në Shqipëri" pati dje në fokus një sërë problematikash që janë prezente sot në ekonominë e vendit tonë. Ekspertet e Bankës Botërore referuan për gjendjen aktuale të tregut të punës në Shqipëri duke konkluduar se mundësitë që ai ofron nuk janë në nivelin e duhur. Konferenca e cila do të vazhdojë edhe sot ka për syni të analizojë çështje të tregut të punës në Shqipëri, ofertës, aftësive, rritjes urbane, migrimit, rrjedhjes së trurit, politikave sociale, punësimit në sektorin e bujqësisë, krijimit të vendeve të punës si rezultat i remitancave, mikrokredive, vetëpunësimit. I pranishëm në konferencë ishte dje dhe ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka. " Synojmë që gjatë këtij viti, niveli i papunësisë të ulet 3 për qind, krahasuar me vitin 2007", u shpreh ministri. Sipas tij, politikat e punësimit për këtë vit janë orientuar drejt rritjes së nivelit të punësimit afatgjatë, përmes institucionalizimit dhe formalizimit të tregut të punës, si dhe nxitjes nëpërmjet mbështetjes financiare. Për arritjen e objektivave në këtë fushë po punohet në drejtim të rritjes së efikasitetit të zyrave të punës, si dhe hartimit dhe zbatimit të programeve efikase për nxitjen e punësimit.