E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jafar Panahi, grevë urie në burg

Festivali i Kanës Drama e regjisorit iranian, përlotje dhe apel në Festivalin e Kanës

Nga Festivali i Filmit në Kanë është lajmëruar drama e regjisorit të njohur iranian Jafar Panahi. Regjisori, zëri opozitar në Teheran, i cili gjendet i burgosur në vendin e tij prej muajit mars, ka nisur një grevë urie për të protestuar kushtet në të cilat ndodhet. Lajmi u bë i ditur dje nga një gazetare iraniane, në një konferencë për shtyp në Festivalin e Kanës, kushtuar filmit “çifti konform”, i regjisorit nga Teherani Abbas Kiarostami. Gazetarja ka shpjeguar gjithçka me lot në sy, duke bërë që të përlotej edhe aktorja Juliette Binoche, protagonistja e filmit të Kiarostamit. Ky i fundit ka protestuar ashpër kundër qeverisë së vendit të tij duke thënë se është i patolerueshëm fakti që një kineast të burgoset. Ai ka organizuar një takim me gazetarët që ndodhen në Festivalin e Filmit në Kanë, për të kryer një apel-mbrojtje në favor të kolegut të tij Jafar Panahi.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›