Papa kundërshton martesat mes homoseksualëve

Papa Benedicti XVI ka denoncuar martesat mes personave të të njëjtës gjini, në një fjalim para peshkopëve amerikanë që po vizitonin Vatikanin.
Papa paralajmëroi për fuqi politike dhe rryma kulturore që po përpiqen të alternojnë përkufizimin ligjor të martesës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje peshkopëve që në kishat e tyre të theksojnë se seksi paramartesor dhe bashkëjetesa janë “mëkate të rënda”, që dëmtojnë stabilitetin e shoqërisë.
Komentet e Papës erdhën pak kohë pasi shtetet e Washingtonit dhe Merylandit legalizuan martesat mes personave të të njëjtës gjini.
Por të paktën pesë shtete amerikane kanë programuar procese zgjedhore, për të shfuqizuar ligjet për martesat mes homoseksualëve.
“Ndryshimet seksuale nuk mund të trajtohen si diçka e parëndësishme në përkufizimin e martesës”, u shpreh Papa.